LAJMI I FUNDIT:

Britaniku pretendon se dikur pinte 30 kanaçe me pije të gazuar – thotë se varësinë nga kjo pije ia largoi hipnoza

Britaniku pretendon se dikur pinte 30 kanaçe me pije të gazuar – thotë se varësinë nga kjo pije ia largoi hipnoza

Britaniku Andy Currie pretendon se për 20 vite ka pirë nga 30 kanaçe me Pepsi në ditë, dhe për blerjen e kësaj pije të gazuar i ka shpenzuar 8 mijë dollarë në vit.

Ai zbuloi se hoqi dorë nga varësia e kësaj pije, kur iu nënshtrua seancës së hipnozës, transmeton Telegrafi.


“Kam pëlqyer shumë shijen e Pepsit të ftohtë. Asgjë nuk ka mundur të ma largojë nga mendja. Duke marrë parasysh se shpesh kam punuar në ndërrimin e natës në market, sheqeri më ka ndihmuar të qëndrojë zgjuar”, tha ai për South West News Service.

Ai shpejt u bë i varur dhe nuk mund të funksiononte, nëse nuk do të pinte të paktën 10 kanaçe të kësaj pije. Ndërkohë filloi të shtojë në peshë, dhe arriti kulmin kur u bë 120 kilogramë dhe rrezikohej nga sëmundjet e zemrës.

Megjithatë vendosi t’i nënshtrohet një diete strikte dhe të bëjë ushtrime, dhe kështu arriti të humb 12 kilogramë, por vazhdonte të ishte i varur nga Pepsi.

Aty gruaja e tij Sarah vendosi ta kontaktojë një hipnotizues i njohur si David Kulmurry. Ai e hipnotizoi Andy dhe prej atij momenti as që i bënte më për këtë pije të gazuar.

Seanca është mbajtur online dhe ka zgjatur vetëm 40 minuta. Andy gjatë periudhës njëmujore arriti të dobësohet – përkatësisht të humb gjashtë kilogramë.

“Tani më pëlqen më shumë uji. Gruaja më ka thënë që edhe lëkura ime duket më e bukur dhe kam më shumë energji. Nuk e di se çfarë kam folur gjatë hipnozës, por më nuk dua të konsumoj Pepsi”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori