Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se është ndjerë i nderuar me pritjen që i është bërë sot nga korporata ‘’Devolli’’, me vizitat e tij që bëri në fabrikat M&Sillosi, por edhe në Comodita.
Rama tha se puna që bëhet në këto dy fabrika prodhimi, është një ekselencë, të cilën sipas tij, Shqipëria shpreson ta ketë një të tillë për të shfrytëzuar gjithë logjistikën e portit atje.
”Shqipëria sot është në një fazë të re zhvillimi. Dhe në një moment ku realisht ja vlen të investohet, posaçërisht në turizëm dhe patjetër dhe pastaj edhe në gjithë linjat e prodhimit por mbi atë të përpunimit në fushën e ushqimit”.
”Sot ne patëm mundësinë që të shohim një nga ekselencat jo të Kosovës dhe Shqipërisë, por të krejt rajonit tonë, tek M&Sillosi dhe këtu tek një tjetër ekselencë e eksportit, që e ka zërin e vet deri në ShBA dhe shpresojmë që së shpejti ta kemi një tjetër fabrikë në Shqipëri, për të shfrytëzuar gjithë logjistikën e portit atje”.
”Dua t’ju them që ne jemi shumë të interesuar që të kemi një prani më të madhe të sipërmarrje të Kosovës në Shqipëri”.
”Sepse pavarësisht që vizitorët e huaj janë potencial, ne na duhen kampionët shqiptarë, e natyrisht jo të gjithë shqiptarët jetojnë në Shqipëri dhe investojnë në Shqipëri”.
”Do të ishte një privilegj i madh për Shqipërinë t’ju kishim ju atje. Së shpejti në javë të ardhshme do ta rrisim shkallën e pagave të pataksuara”.
Tutje kryeministri Edi Rama foli edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur, për të cilin u shpreh se me këtë ide, secili do ta merrte atë që i takon, transmeton Klan Kosova.
”Është shumë për të qeshur dhe për të qarë kur Ballkanin e Hapur, e trajtojnë si një instrument që do marri Serbia tregun. Por, po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka Kosova. Pavarësisht gjithë pengesave, problemeve, dhe gjithë marrëdhënieve që janë dhe në këtë rast përgjegjësia është në anën e Serbisë është në anën e Kosovës. Praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu”.
”Pra, nuk është çështja se Ballkani i Hapur do bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen e ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marri pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që duhet ta pengosh, apo që do duhej të ishte shqetësimi yt fare”.
”Sa më mirë të jenë ekonomikisht fqinjët, aq më mirë shkojnë punët edhe në drejtimin politik”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit