LAJMI I FUNDIT:

Dikush pagoi 19 milionë dollarë për një drekë me miliarderin amerikan – dhe donte të mbetej anonim!

Dikush pagoi 19 milionë dollarë për një drekë me miliarderin amerikan – dhe donte të mbetej anonim!

Një drekë bifteku me Warren Buffet është “shitur” për 19 milionë dollarë (rreth 18 milionë euro) – një rekord në një ankand bamirësie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ankandi vjetor për të përfituar një organizatë për të pastrehët arriti një ofertë rekord prej 19,000,100 dollarësh nga një ofertues që zgjodhi të mbetej anonim.


Fituesi, i cili mundi 43 ofertues të tjerë që filluan me 25,000 dollarë të dielën e kaluar, do t’i bashkohet investitorit legjendar në një drekë private me deri në shtatë të ftuar në “Smith & Wollensky” në New York City, sipas një deklarate të lëshuar nga eBay, e cila organizoi ankandin.

Organizatorët verifikuan ofertuesit e mundshëm përpara ankandit për t’u siguruar që ata mund të paguanin nëse fitonin.

Ndryshe, CEO i Berkshire Hathaway, i cili mbush 92 vjeç në gusht, e ka zhvilluar një drekë të tillë që nga viti 2000, nga ku deri më tani janë mbledhur 53 milionë dollarë për bamirësi.

Dy dekada më parë, gruaja e parë e Warren Buffett, Susie, inicioi idenë e një dreke bamirësie me burrin e saj me paratë që do të mbështetnin GLIDE. Ky program i ndihmon njerëzit e varfër dhe të pastrehët.

Herën e fundit që u mbajt, para pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 në vitin 2019, sipërmarrësi i kriptomonedhave Justin Sun fitoi me një ofertë rekord të atëhershëm prej 4.5 milionë dollarësh.

Buffett tha se drekat kanë qenë “asgjë veçse të mira”.

“Kam takuar shumë njerëz interesantë nga e gjithë bota. Një karakteristikë universale është se ata mendojnë se paratë do të përdoren për diçka shumë të mirë”.

Ndryshe, Buffett është zotuar të dhurojë 99% të pasurisë së tij për bamirësi gjatë jetës së tij ose pas vdekjes së tij.

Këtë javë, ai dhuroi 14 milionë aksione të Berkshire Hathaway me vlerë 4 miliardë dollarë për bamirësi, sipas një njoftimi për shtyp, si pjesë e zotimit të tij vjetor.

Pasuria neto e Buffett prej 93 miliardë dollarësh e bën atë njeriun e tetë më të pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Por pasuria e tij neto ka rënë rreth 13 miliardë dollarë javën e fundit, pjesërisht për shkak të dhurimit të kësaj jave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori