Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë. Nga aty, Kurti përkujtoi rreth 20 mijë gra e vajza, por edhe burra e djem të cilët u dhunuan nga forcat serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kurti ka folur për rolin dhe kontributin e gruas në të gjitha proceset historike dhe më gjerë. Po ashtu ka shprehur mirënjohje për Vasfije Krasniqin, e cila iu dha kurajo shumë grave që të ndjekin shembullin e saj dhe të dëshmojnë për krimin e Serbisë.
Sipas tij, Qeveria është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, ndërsa ka inkuajuar për rrëfimet sepse e vërteta ndihmon të gjithë.
“Shteti i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, dhe me gjithë kapacitetin tonë, me aftësitë, dijet tona, po përpiqemi që t’iu dalim në ndihmë. Në njërën anë t’i inkurajomë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve, edhe si individë dhe shoqëri, por gjithashtu në anën tjetër edhe faktorëve ndërkombëtar ua bënë me dije se nuk duhet të harrojnë një luftë e cilat ka ndodhë në jetën tonë, në brezin tonë, pikërisht tash kur po përsëriten shumë prej këtyre imazheve makabër në Ukrainë për shkak të invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje”, theksoi Kurti.
Kurti shtoi se ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që ka paguar populli i Kosovës.
“Unë e kuptoj plotësisht turpin që ekziston për atë që ka ndodhur për shkak të traditës dhe kulturës tonë, mirëpo në anën tjetër me guxim, ne duhet ta mundim turpin sepse çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur për shkak se ato gra e vajza kishin emra të përveçëm dhe askush nuk ka nevojë që të përjetoj atë si diçka personale apo vetëm, individuale, sepse përdhunimet, sikurse edhe torturat, vrasjet, sikurse edhe të gjitha llojet e vuajtjeve kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetojmë të lirë në tokën tonë. Ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne dhe ne e dëshmojmë qe e duam këtë vend pikërisht duke e shprehur solidaritetin tonë të pakushtëzuar me ata të cilët kanë humbur e vuajtur më së shumti”, vijoi Kurti./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës