LAJMI I FUNDIT:

Në Vërmicë u plagos edhe një 16 vjeçar sirian, policia dyshon se ka lidhje me rastin tjetër

Në Vërmicë u plagos edhe një 16 vjeçar sirian, policia dyshon se ka lidhje me rastin tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vërmicë të Prizrenit, ka ndodhur edhe një plagosje me armë zjarri, e që dyshohet të ketë lidhje me rastin tjetër që ndodhi dje ku u gjet pa shenja jete një shtetas i huaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 00:42 , policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrire para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vërmicë të Prizrenit.

Vdekja e shtetasit të huaj në Vërmicë, policia thotë se i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit
Lexo po ashtu Vdekja e shtetasit të huaj në Vërmicë, policia thotë se i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit

“Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majtë të lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit”, ka njoftuar policia.


Policia bënë të ditur se personi i plagosur është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian. I njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik në Spitalin Rajonal në Prizren.

Njoftimi i policisë:

Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrire para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vermice të Prizrenit. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të  spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majte te lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jete nga arma e zjarrit. Personi i lënduar: Është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian, I njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik ne Spitalin Rajonal në Prizren.

Sot rreth orës 16:40,patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit ne fshatin Vermice kanë hasur ne një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me pare, ku ka qen i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vermices, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë.  Ekipi i Krim teknikes   gjatë ekzaminimit te vendit të ngjarjes ka  gjetur një arme të zjarrit:

  • Një Pistoletë
  • Një karikator me gjashte fishek, cal. të pa njohur
  • Një telefon dhe
  • Disa gëzhoja

Me urdhër te Prokurorit te shtetit trup i pa jete është dërguar për autopsi ne Institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë. Rasti mbetet nen hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori