LAJMI I FUNDIT:

Majmuni i një karteli droge u gjet i vrarë pas një shkëmbimi zjarri në Meksikë – ishte i pajisur me një jelek-antiplumb

Majmuni i një karteli droge u gjet i vrarë pas një shkëmbimi zjarri në Meksikë – ishte i pajisur me një jelek-antiplumb

Majmuni i një anëtari të bandës së drogës – i veshur me një jelek antiplumb dhe xhaketë të kamufluar – është vrarë në një shkëmbim zjarri të përgjakshëm që la të vdekur edhe 11 anëtarë të tjerë të kartelit.

Pronari i tij – një i ri rreth të 20-ave që thuhet se ishte në grupin famëkeq kriminal të Meksikës La Familia Michoacana – u gjet i vdekur me disa plagë me armë zjarri, derisa majmuni ishte i shtrirë në gjoksin e tij, transmeton Telegrafi.


Policia hasi në skenën e çuditshme dhe të tmerrshme pas një përleshjeje zjarri midis autoriteteve dhe anëtarëve të kartelit në qytetin Texcaltitlan, Meksikë qendrore, pak më shumë se 96 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Mexico City.

Majmuni i vogël u gjet me krahët e shtrirë sikur po mbante pronarin e tij, i cili e mbante për shpatulla.

Siç bëhet e ditur, majmuni kishte veshur një jelek antiplumb, një xhaketë me kapuç kaki dhe një pelenë.

Të shtënat ndodhën kur anëtarët e Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit të Meksikës dhe anëtarët e Gardës Kombëtare u përleshën me anëtarët e armatosur të La Familia Michoacana.

“Mexico Daily Post” raporton se 10 burra u vranë në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq në spital dhe 10 të tjerë u ndaluan.

Tre prej tyre mbeten nën vëzhgim mjekësor pasi u plagosën nga përplasja me armë.

Infobae raporton se pesë nga të arrestuarit janë burra dhe tre janë gra, ndërsa një tjetër është i mitur nën 15 vjeç.

Një tjetër i rritur gjithashtu është shtruar në spital, por nuk janë dhënë detaje rreth tij.

Fotot e “majmunit narko” u bënë virale në internet, pasi shumë përdorues të mediave sociale supozuan fillimisht se ato ishin false.

Megjithatë, policia ka konfirmuar tashmë se fotot janë të vërteta.

Pronari i majmunit thuhet se ishte pjesë e udhëheqësit rajonal të ekipit të sigurisë të La Familia Michoacana – kreu i të cilit quhej ‘El Gorilla – dhe i cili u arratis gjatë bastisjes së policisë të martën, më 14 qershor.

Autoritetet konfiskuan armë të ndryshme duke përfshirë 20 pushkë sulmi, pistoletë, municione dhe automjete në operacion, si dhe morën trupin e majmunit.

Përveç kësaj, autoritetet do të hetojnë gjasat që majmuni – një specie e mbrojtur – mund të jetë trafikuar në mënyrë të paligjshme nga banda e drogës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori