LAJMI I FUNDIT:

Tetovë: Ulet numri i fëmijëve të regjistruar në klasë të parë

Tetovë: Ulet numri i fëmijëve të regjistruar në klasë të parë

Shifrat e fundit nga regjistrimet në shkollat fillore të vendit tregojnë se vetëm një numër i vogël i nxënësve do të ulen në bankat shkollore.

I tillë është rasti me qytetin e Tetovës.

Komuna, e cila me qytetin dhe disa zona përreth ka një popullsi prej 84.770 banorësh dhe ndonëse është ndër vendbanimet më të mëdha, këtë vit ka vetëm 849 nxënës të regjistruar në klasë të parë.


Statistikat tregojnë se ka pasur shumë më tepër fëmijë të lindur në vitin 2016, të cilët nga shtatori duhet të fillojnë me shkollimin fillor, por ndërkohë familjet e tyre kanë emigruar jashtë shtetit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Regjistrimit në Sektorin për Veprimtari Publike, sqarohet se fëmijë të lindur në nga viti fillimi i vitit 2016 deri më 31 janar 2017 janë 1416 fëmijë.

Por kjo nuk do të thotë se ky numër është total, pasi dihet që shumë nga fëmijët shkojnë në perëndim përshkak të rrethanave familjare.

Në shkollat fillore të Tetovës deri më sot janë të regjistruar 849 nxënës, prej të cilëve 705 shqiptarë, 134 maqedonas dhe 10 turq.

Regjistrimi i fundit tregoi se Maqedonia, ndryshe nga 20 vitet e kaluara, ka gati 200 mijë banorë më pak.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori