LAJMI I FUNDIT:

Na’Vi e eliminon FaZe me lehtësi dhe kalon në gjysmëfinale të Blast Premier Spring Final CS:GO

Na’Vi e eliminon FaZe me lehtësi dhe kalon në gjysmëfinale të Blast Premier Spring Final CS:GO
(Foto: HLTV)

Ekipi ukrainas Na’Vi ka treguar lojë fantastike kundër ekipit më të mirë në botë FaZe, duke i mposhtur me lehtësi në dy mapa në Lisbonë të Portugalisë.

Eliminimi i ekipit FaZe është befasia më e madhe e këtij turneu, pasi ditën e djeshme u mposhtën nga ekipi G2, ndërsa në ndeshjen vendimtare sot u eliminuan nga ekipi Na’Vi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Mapi i parë përfundoi me rezultat 16-6 në favor të ekipit Na’Vi, ndërsa në mapin e dytë ekipi i FaZe u dominua plotësisht duke u mposhtur me rezultat 16-1, dhe duke u eliminuar nga turneu.

Lojtari më i vlefshëm i kësaj ndeshje u shpall edhe njëherë lojtari më i mirë në botë Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev, me vlerësimin nga HLTV 1.80.

Na’Vi ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër ekipit OG në gjysmëfinale, ku do të provojnë për hakmarrje, pasi humbën në ndeshjen e parë të turneut ndaj tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr

Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr

Ligat tjera
“Për mua ishte e para, disa as nuk e festonin më”, Joselu reagon pas triumfit në Ligën e Kampionëve

“Për mua ishte e para, disa as nuk e festonin më”, Joselu reagon pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Ndërkombëtare
Man United e gjen menjëherë zëvendësuesin e Martialit – ofron 60 milionë euro për shërbimet e tij

Man United e gjen menjëherë zëvendësuesin e Martialit – ofron 60 milionë euro për shërbimet e tij

Premier League
Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Boks
Kalo në kategori