Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale ndaj të dënuarit D.F. për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit D.F., e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
Sipas njoftimit, Gjykata Themelore në Gjakovë të dënuarin D.F., e ka shpallur fajtor për veprën penale “marrja e ryshfetit” dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.200.
“Këtë shumë është i detyruar ta paguajë në afatin prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e nëse i dënuari nuk e paguan dënimin me gjobë, i njëjti do të shndërrohet në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 60 ditë, duke ia llogaritur 20 euro për një ditë burgim. Të dënuarit i ka shqiptuar edhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili dënim do të ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim. Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të dënuarit D.F. dhe e ka vërtetuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së pare”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se nga shkresat e çështjes vërtetohet se i dënuari D.F, ishte inspektor në kuadër të ATK-së në regjionin e Prizrenit.
“Më datë 14.12.2018, i njëjti ka shkuar në punëtorinë e të dëmtuarit A.H., i cili duke u prezantuar si inspektor ka kërkuar dokumentacionin e firmës për kontroll, e në mungesë të kontabilistit ka shënuar në një fletë dokumentacionin e nevojshëm për kontrolle. Ndërsa me datë 18.12.2018, i dëmtuari A., së bashku me kontabilistin B.H. fillimisht kanë shkuar në ATK, janë takuar me inspektorin, të dënuarin D., i kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar, e më pastaj me sugjerimin e të dënuarit kanë dal në një lokal afër ATK-së. Aty i dënuari D. në cilësinë e inspektorit tatimor, pra si person zyrtar, me qëllim që të mos kontrolloi dokumentacionin financiar të ndërmarrjes “B.”, ka kërkuar dhe pranuar shumën prej 100 €, përmes ndërmjetësuesit B.H. “, thuhet tutjë në njoftim.
Gjykata Supreme me aktgjykimin Pml.nr.23/2022 konkludon se vlerësimet e gjykatës së shkallës së parë, të miratuara edhe nga gjykata e shkallës së dytë, se i dënuari D.F., ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit, janë të drejta dhe në mënyrë të pa dyshimtë kanë vërtetuar se i dënuari ka ndërmarrë veprime inkriminuese, të cilat përbëjnë tiparet e veprës penale, për të cilat është shpallur fajtor i dënuari D., prandaj nuk qëndrojnë pretendimet ankimore se është shkelur ligji penal në dëm të dënuarit sikur pretendon mbrojtësi i të dënuarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova