LAJMI I FUNDIT:

Policët duke rrahur një grup muslimanësh në paraburgim – pamje që kanë tronditur Indinë

Policët duke rrahur një grup muslimanësh në paraburgim – pamje që kanë tronditur Indinë

Një video që tregon policinë indiane duke rrahur një grup myslimanësh në paraburgim është parë nga miliona njerëz pasi u shpërnda nga një anëtar i zgjedhur i partisë BJP në pushtet, i cili vlerësoi veprimet e tyre brutale si një “dhuratë” për burrat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pavarësisht dhunës, nuk është marrë asnjë masë ndaj oficerëve të përfshirë.

Dhe familjet e atyre që u sulmuan thonë se të dashurit e tyre janë të pafajshëm dhe duhet të lirohen.


“Ky është vëllai im, po e rrahin shumë, po bërtet shumë”.

Zeba shpërthen në lot, duart i dridhen, ndërsa mban telefonin e saj celular për të parë një video rrëqethëse të vëllait të saj më të vogël Saif.

“Unë as nuk mund ta shikoj këtë, ai po goditet aq keq”, thotë ajo, ndërsa ngushëllohet nga të afërmit e saj në shtëpinë e saj në qytetin verior të Indisë, Saharanpur.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pamjet shqetësuese tregojnë dy policë indianë që sulmojnë një grup burrash myslimanë në paraburgim, përfshirë vëllain e Zeba-s.

Oficerët mund të shihen duke i goditur burrat me shufra të cilat ata i tundin si shkopinj bejsbolli. Tingulli i goditjes kur çdo goditje bie ndiqet nga britma.

Saif, 24 vjeç, ishte një nga dhjetëra burrat myslimanë që u kapën dhe u ndaluan nga policia javën e kaluar.

Mijëra njerëz demonstruan në xhaminë e qytetit pas lutjeve të së premtes, duke iu bashkuar protestave mbarëkombëtare lidhur me deklaratat nxitëse për Profetin Muhamed të bëra nga Nupur Sharma, një zëdhënës kombëtar i partisë në pushtet.

Protestat në Saharanpur ishin kryesisht paqësore, me turma që marshuan nga xhamia përtej dyqaneve në qytet.

Dokumentet e policisë akuzojnë Saif dhe 30 të tjerë për përfshirje në trazira, nxitje të dhunës, shkaktim vullnetar të lëndimit për të penguar një nëpunës publik dhe rrezikim të jetës, mes akuzave të tjera.

Familja, e cila siguron një jetë modeste duke shitur karton, thotë se Saif nuk ishte as në protesta dhe është i pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori