LAJMI I FUNDIT:

Mund të befasoheni si duket një kryqëzim midis pastorit gjerman dhe një bulldogu

Mund të befasoheni si duket një kryqëzim midis pastorit gjerman dhe një bulldogu
(Foto: Instagram)

Racat e para të njohura të qenve në botë ishin zagarët dhe u edukuan nga arabët dhe më vonë mbarështimi i qenve u mor nga evropianët.

Në vitet e fundit janë shumë të popullarizuara “racat e dizajnuara”. Këto janë, në fakt, kryqëzime qensh të racës së pastër që kanë rezultuar të jenë shumë interesante për një numër të madh njerëzish.


Megjithatë, kryqëzimi i qenve nuk ka gjithmonë një rezultat pozitiv, për sa u përket karakteristikave fizike që kanë qentë e tillë. Ka një sërë faktorësh të tjerë që duhen marrë parasysh gjatë kryqëzimit, pasi ju merrni një kombinim të karakteristikave të dy racave të ndryshme.

(Foto: Instagram)

Një nga kombinimet shumë interesante është ai mes një pastori gjerman dhe një bulldogu.

Si kanë ndryshuar racat e qenve përgjatë 100 viteve të fundit (Foto)
Lexo po ashtu Si kanë ndryshuar racat e qenve përgjatë 100 viteve të fundit (Foto)

Ky qen trashëgoi ngjyrën e qimeve nga pastori gjerman, kurse trupi i tij ishte nga bulldogu. Koka e kësaj race të përzier është një kombinim i të dyja racave.

(Foto: Instagram)

Përndryshe, mbarështimi i bulldogëve mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar nëse mënyra e mbarështimit të tyre nuk ndryshohet, paralajmëron një studim i ri.

Studiuesit nga Kolegji Mbretëror Veterinar thonë se bulldogët anglezë janë në rrezik të shtuar për sëmundjet e frymëmarrjes, të syve dhe lëkurës për shkak të karakteristikave të tyre ekstreme fizike, duke përfshirë surrat e shkurtuara, lëkurën e palosur dhe trupin konik, dhe kanë një jetëgjatësi të shkurtër prej vetëm tetë vjetësh.

Për këtë arsye, mbajtja e këtyre qenve mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar nëse nuk ndryshohet mënyra e kujdesit ndaj tyre. /Telegrafi/