Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping, kishte vizituar Krushën vetëm pak kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, ku edhe kishte rastisur të takonte Valbona Durakun, aso kohe 10 vjeç.
Një ritakim mes Scharping dhe Durakut, 23 vite më vonë, ishte po aq emocional.
Kësaj radhe, ish-ministri gjerman u takua me Valbonën në të tjera rrethana, me rastin e marrjes së medaljes “Urdhri i Lirisë”, nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Njoftimin për takimin në fjalë e bëri ambasadori i Ambasadës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Gjatë ceremonisë së ndarjes të çmimit Medalja „Urdhri i Lirisë“ nga Presidentja Vjosa Osmani për ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, ishte edhe një moment tjetër i veçantë, përkatësisht takimi pas 23 viteve i ministrit Scharping me Valbona Durakun nga Krusha e Madhe. Valbona ishte vetëm 10 vjeç, kur ministri Scharping vizitoi Krushën e Madhe menjëherë pas luftës, duke ua kthyer shpresën njerëzve se nuk do të jeni vetëm. Sot, 23 vite pas çlirimit të vendit tonë, jo vetëm që nuk jemi vetëm, por do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj miqve tё tillë” shkroi ai në Facebook.
“Takimi i parë me Valbonën ishte një nga fotot e librit të tij “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa” (Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa). Tani, albumi i fotove të Scharpingut për Kosovën është më i plotë me Medaljen „Urdhri i Lirisë“ dhe me ri takimin me Valbonën”, shtoi ambasadori Ajeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje