LAJMI I FUNDIT:

Australiani përdori vinçin për ta ngritur automjetin në ajër, në mënyrë që ta ndalonte një grua që u përpoq t’ia vidhte makinën

Australiani përdori vinçin për ta ngritur automjetin në ajër, në mënyrë që ta ndalonte një grua që u përpoq t’ia vidhte makinën

Një burrë australian përdori një vinç për të ndaluar vjedhjen e makinës së tij në Queensland.

Gjithçka ndodhi të dielën kur Brendan Mills dhe familja e tij u kthyen në shtëpinë e tyre në Logan, në perëndim të Brisbane, kur gjetën një grua brenda Volkswagen Polo-n e tyre të kuqe, dhe refuzoi të dilte nga makina.


Millsi i zgjuar, që punon me makina, tha se përdori vinçin e tij të “besueshëm” për ta ngritur automjetin dhe hajduten e dyshuar në ajër, në mënyrë që ajo të mos ikte me makinën e tij.

“Gjithçka ndodhi para nesh kaq shpejt”, tha ai.

Ai pa derën e makinës të mbyllur dhe automjeti filloi të rrotullohej dhe u hodh në veprim.

“Unë i kam kërkuar shumë herë të dalin nga makina: ‘Ne jemi në shtëpi, ju jeni kapur. Dilni nga makina, ju e dini që ka mbaruar’”, tha ai.

“(Por) ata nuk donin të dilnin”.

“Unë thash ‘Epo, në rregull, nëse dëshironi të veproni në këtë mënyrë, unë kam një opsion alternativ këtu’”.

Mills e kishte vinçin, dhe përdorimi i pajisjes ishte e vetmja mënyrë që ai mendonte se mund ta ndalonte atë.

“Familja ime po qëndronte duke parë të gjithë ngjarjen që po ndodhte, kështu që nuk mund të bëje asgjë të çmendur”, u shpreh ai.

“Shumë mendime kalonin te vetja ime, the thjesht thash, ‘epo, e kemi një vinç aty, pse jo?’”.

Policia mbërriti menjëherë dhe gjeti makinën ende të pezulluar në ajër. Makina u ul ngadalë dhe gruaja u arrestua.

Ajo është akuzuar për vjedhje dhe përdorim të paligjshëm të një automjeti dhe do të përballet me gjykatën muajin e ardhshëm.

Policia thotë se gruaja kishte hyrë në shtëpinë e burrit në Logan, në perëndim të Brisbane, bëri dush dhe ndërroi rrobat përpara se të përpiqej ta vidhte makinën. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
A jeni të interesuar të bëheni pronar i veturave të EULEX-it? (Video)

A jeni të interesuar të bëheni pronar i veturave të EULEX-it? (Video)

Auto
Kalo në kategori