Punëtoret e Trepçës nuk janë duke u kompensuar edhe për lëndimet që marrin në vendin e tyre të punës.
Edhe pse ndërmarrja ka kontratë me një kompani të sigurimeve, punëtorët nuk kompensohen sepse ndërmarrja “Trepça” i ka borxh 198 mijë euro kompanisë së sigurimeve dhe ajo nuk pranon të i kompensoi punëtorët pa iu kryer borxhi i Trepçës ndaj kompanisë së sigurimeve.
Kompania e sigurime nuk i kishte kompensuar as familjarët e dy minatorëve të vdekur qershorin e vitit 2020 në minierën e Artanës.
Në minierën e Artanës kanë vdekur Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.
Idriz Gerbeshi ka qenë xehetar, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë.
Familjarët e tyre e kanë konfirmuar për “KallxoPernime” se nuk janë kompensuar nga kompania e sigurimeve.
Adem Gerbeshi, vëllai i Idrizit, ka thënë se ata si familje nuk janë kompensuar nga kompani e sigurimeve.
“E vërteta është se kurrfarë kompensimi nuk ka marrë familja e vëllait, sa për informimin tuaj dmth është shumë e saktë se kurrfarë kompensimi familja nuk ka marrë deri sot. Nuk e di, veç dmth lënda është t`u shku me avokat. Kurrfarë kompensimi familja nuk ka marr, dmth as nuk e ka marr sigurimin, as kurrgjë, hiçi ato 30 mijë që i ka pa dhanë Kurti atëherë a di dmth, a kështu sigurim e send tjetër”, thotë Gërbeshi.
Se kompania e sigurimeve nuk i ka kompensuar familjet e tyre, e konfirmon edhe Xhymshit Arifaj, i vëllai i Haki Arifajt.
“Që dmth zyrtarisht kompensim s’kanë bë kompania e sigurimeve. Nuk ka bo kompensim, ka bo kompensim kompania, po mendoj Qeveria edhe vet miniera Trepça, e tjetër gjë nuk kanë bërë”, tha Arifaj.
Kallxo.com ka kërkuar një përgjigje edhe nga kompania e sigurimeve “EuroSig”, por ata nuk kanë qenë të gatshëm të tregojnë pse nuk i kompensojnë punëtorët, sa janë obligimet e tyre ndaj punëtoreve e sa ka obligim Trepça ndaj kompanisë.
Në minierën e Stantergut lëndimet e punëtorëve nuk janë të pakta, por ka 3 vite që ata mjekimin e paguajnë me parat e tyre pasi kompani nuk i kompenson për lëndimet e marra në punë.
Liridon Ahmeti ishte lënduar me 16 nëntor 2019. Për shkak të lëndimit, atij iu është ndërruar edhe vendin e punës sepse ai nuk mundet të përballojë punën e rëndë që kërkohet në miniëre. Mirëpo, kompensimin nga sigurimi nuk ka marrë ende.
Edhe Berat Nimani, një minator tjetër i Trepçës që është lënduar në punë, thotë se i ka humbur shpresat që një ditë do kompensohet për lëndimet që i ka marrë gjatë kryerjes së punëve në Trepçë.
Nimani thotë se nuk është kompensuar për lëndimin e marrë me datën 29 shkurt 2020.
Kompensim për 4 lëndimet e pësuara në 4 vitet e fundit ne horizontet e Minierës së Stantergut nuk i ka marrë as Asllan Osmani, një minator tjetër i Trepçës.
Në lidhje me këtë, Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të “Trepça”, Enis Abdurrhamani thotë se kjo po ndodhë për shkak të borxhit që kanë ndaj kompanisë së sigurimit.
“Ndërmarrja ka një borxh prej 198 mijë euro ndaj kompanisë së sigurimeve e ajo nuk i kompenson aksidentet e punëtoreve në punë. Kjo është çështje shumë shqetësuese që na preokupon që nga ardhja ime në këtë post dhe jemi duke e menduar krijimin e një fondi që do jet për lëndimet e punëtoreve në punë”, thekson u.d. i kryeshefit në Trepçë Enis Abdurrahmani.
Kryesuesi i bordit të Trepçës Hyseni thotë se kësaj çështje duhet t’i gjendet një zgjidhje sepse nuk duhet lejuar që punëtoret të punojnë pa siguri në miniera edhe pse momentalisht ata nuk kompensohen. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025