LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Regjistrohet numër rekord i punëtorëve që shfrytëzojnë pushimet mjekësore

Maqedoni: Regjistrohet numër rekord i punëtorëve që shfrytëzojnë pushimet mjekësore

Të dhënat e Fondit kanë treguar se po rritet numri i pushimet mjekësore ku nuk përfshihen ato të lehonisë.

Në vitin 2013 janë shënuar 13.683, në vitin 2014 janë shënuar 15.316, dhe në vitin 2015 janë shënuar 16.456 pushime mjekësore.

Në vitin e kaluar nga arka e Fondit të Shëndetësisë janë paguar afër një miliardë denarë apo rreth 16.2 milionë euro.


Kjo është një shifër rekord në raport me vitet e kaluara.

E shprehur në denarë kjo nënkupton se janë paguar një shifër rekord prej 997.187.553 denarë, në raport me 769.341.000 denarë në vitin 2020, 868.316.139 denarë në vitin 2019 dhe 769.341.00 denarë në vitin 2018.

Madje shifrat për mjetet e ndara për pushime mjekësore gati se janë dyfishuar në periudhën 2013 -2021 nga 454.382.767 denarë në afër 10 miliardë denarë në vitin 2021.

Nga viti 2007 e këndej, vitet 2009, 2010 dhe 2011 shënojnë shifrat të larta të pagesës së pushimeve me mbi 800 milionë denarë në vit.

“Në nivel të shtetit në çdo 1000 të punësuar, 41 të siguruar kanë shfrytëzuar të drejtën e pushimit mjekësor që e paguan Fondi Shëndetësor”, thuhet në raportin e punës së Fondit për vitin 2021, raporton Koha.mk.

Për një vit është rritur edhe numri i sëmundjeve për të cilat është kërkuar pushim mjekësor në 18.531 në vitin 2021 apo 4000 herë më shumë se në vitin 2020.

Në vitin 2020 në nivel të shtetit në 1000 të siguruar, 34 prej tyre kanë siguruar të drejtën e pushimit mjekësor, që në raport me vitin 2019 kur ky koeficient ka qenë 47, kjo paraqet një ulje për 13 pikë si rrjedhojë e uljes së numrit të pushimeve mjekësore.

Njëherësh të dhënat e Fondit udhëzojnë se në vitet e kaluara po rritet pushimet mjekësore ku nuk përfshihen ato të lehonisë.

Në vitin 2013 janë shënuar 13.683, në vitin 2014 janë shënuar 15.316, dhe në vitin 2015 janë shënuar 16.456 pushime mjekësore.

Në nivel të shtetit në vitin 2015 në 1000 të siguruar, 28 kanë shfrytëzuar të drejtën e pushimit mjekësor në llogari të shtetit karshi 45 të siguruarve në 1000 të siguruar në vitin 2010.

Ndryshe, sivjet me kontrollet e rregullta është konstatuar se një pacient më shumë se 3.5 vite gjendet në vazhdimësi në pushim mjekësor, mirëpo askush nuk e ka udhëzuar që të kërkojë pension invalidor.

Kontrollet e Fondit Shëndetësor me kontrollet e rastit kanë konstatuar këtë rast, ku ka lëshime në tërë sistemin që nga mjeku amë, mjekët specialist, komisionet për vazhdimin e mungesave nga puna.

Nga atje kanë dhënë rekomandim që i siguruari menjëherë të shkojë në kontrollin e aftësisë së punës, ndërsa janë paralajmëruar edhe përgjegjësi nëse eventualisht përcaktohet se ka pasur lëshime konkrete në këtë rast .

Sipas Ligjit për sigurime shëndetësore, në rast të kohëzgjatjes më të madhe të pa aftësisë së përkohshme për punë më të gjatë deri në 12 muaj, komisioni mjekësor i Fondit e dërgon të siguruarin në organin kompetent për vlerësimin e aftësisë për punë, sipas rregullores për sigurim pensional.

Në rast se konstatohet se i siguruari nuk i plotëson kushtet për të ushtruar të drejtën e pensionit invalidor, ai mund të vazhdojë pushimin mjekësor me shpenzimet e Fondit, nëse për këtë ka indikacione mjekësore të përcaktuara nga komisionet mjekësore të Fondit.

Edhe përgjatë pandemisë janë përcaktuar me dhjetëra parregullsi në tremujorët e ndryshëm, ndërsa vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë përcaktuar mbi 30 parregullsi lidhur me pushimet mjekësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori