LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari në El Salvador është rrahur për vdekje nga lojtarët dhe tifozët pasi e ndëshkoi një futbollist me kartonin e dytë të verdhë

Gjyqtari në El Salvador është rrahur për vdekje nga lojtarët dhe tifozët pasi e ndëshkoi një futbollist me kartonin e dytë të verdhë
(Foto: Twitter/The King of Referees)

Federata e Futbollit të El Salvadorit (FESFUT) ka konfirmuar përmes një deklarate zyrtare për vdekjen e gjyqtarit Jose Arnoldo Amaya.

Sipas FESFUT, Amaya e humbi jetën fundjavën e kaluar, pasi është rrahur për vdekje në mënyrë brutale nga “pseudo tifozët dhe lojtarët” gjatë një ndeshje amatore të zhvilluar në stadiumin Toluca në San Salvador.


“Ne si federatë dënojmë të gjitha aktet e dhunës që po krijohen në ambiente të ndryshme sportive në vend”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Amaya, e cila ishte gjyqtar me 20 vite përvojë, drejtonte një ndeshje në lagjen Miramonte të San Salvadorit. Ngjarja ndodhi pas vendimit të tij për të përjashtuar një lojtar duke i treguar dy kartonë të verdhë, gjë që shkaktoi debat dhe më pas incidentin e tmerrshëm.

Gjyqtari mori goditje që shkaktuan gjakderdhje të brendshme dhe humbi jetën pasi u dërgua në spitalin Zacamil.

Ai i përkiste Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Futbollit në Salvador (AAFES) dhe ka ndarë drejtësi në turnetë e të rinjve dhe ndeshjet e ligës amatore.

Amaya mori goditje që shkaktuan hemorragji të brendshme dhe humbi jetën pasi u dërgua në spitalin Zacamil.

Ai i përkiste Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Futbollit në El Salvador (AAFES) dhe drejtoi turnetë e të rinjve dhe lojërat e ligës amatore.

“Si federatë ne dënojmë atë që i ndodhi gjyqtarit Jose Arnoldo Amaya dhe besojmë se autoritetet mund t’i gjejnë përgjegjësit për marrjen e jetës së arbitrit”, komentoi presidenti i federatës, Hugo Carrillo në emisionin televiziv El Tiki Taka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori