LAJMI I FUNDIT:

Shembet skena, rrëzohen valltaret e reja ruse

Shembet skena, rrëzohen valltaret e reja ruse

Edhe pse në lindje të Evropës e tërë bota është fokusuar në ngjarjen e Ukrainës dhe agresionin rus në këtë vend, në Rusi çdo ditë e më shumë po ndodhin ngjarje bizare që me raste po përfundojnë edhe me fatalitet.

Përveç zjarreve dhe shpërthimeve që po regjistrohen shumë së fundmi në tërë territorin e Federatës Rusë, kur bëhet fjalë për shënimin e ditës së fitores mbi nazizmin gjatë 9 majit, kanë ndodhur një sërë incidentesh që janë regjistruar nëpër qyteteve ruse me kamera amatore.


E një prej tyre ka ndodhur në qytetin Maloyaroslavets, në perëndim të Rusisë në afërsi të Moskës. Ky qytet ka shënuar 620 vjetorin e themelimit të këtij qyteti, e gjatë manifestimeve të shumta të organizuara është regjistruar një ngjarje e pazakontë.

Një grup i vajzave të reja po vallëzonin në një skenë, kur për një moment u shemb skena dhe gjysma e vajzave “u zhdukën” nën copëzat e skenës së ndërtuar nga druri.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar rëndë, pavarësisht se vajzat janë dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin më të afërt. /Telegrafi/