Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë sot detaje rreth projektit për ndërtimin e kompleksit “Xhamia Qendrore” në lagjen Dardania në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, BIK njofton se hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me “2B+2s+P+2G e ka bërë kompania projektuese ‘Kavisyapi’ nga Turqia me konsulent të kompanisë projektuese ‘InTECH’ nga Prishtina”.
Lexoni të plotë postimin e BIK-ut:
Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës ka marrë vendimin për leje ndërtimin e kompleksit “Xhamia Qendrore” në lagjen Dardania në Prishtinë.
Në vendimin e Komunës së Prishtinës thuhet se i lejohet kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës.
Edhe autoritetet e BIK-ut janë shprehur të kënaqur që më në fund po jepet leje ndërtimi i Xhamisë Qendrore. Ahmet ef. Sadriu, sekretar gjeneral i BIK-ut tha se tashmë BIK mund të fillojë me hapa të reja drejt finalizimit të projektit të xhamisë. “Po tashmë është e vërtetë se Komuna e Prishtinës na ka dhënë leje për ndërtim dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë që të fillojmë me punën që të përfundohet në afatin e përcaktuar, në mënyrë që besimtarët tanë të mund t’i kryejnë obligimet fetare”, tha sekretari Sadriu.
Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, që BIK-u të pajiset me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit. Ai më tej ka theksuar se banorët e lagjeve që ndërlidhen me xhaminë e re duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme.
“Qytetarët e lagjeve Dardania e Ulpiana duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar”, ka thënë ai.
Hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me 2B+2s+P+2G e ka bërë kompania projektuese “Kavisyapi” nga Turqia me konsulent të kompanisë projektuese “InTECH” nga Prishtina. Duhet theksuar se gurthemeli i xhamisë ishte vendosur para dhjetë vjetësh dhe Bashkësia Islame i është drejtuar në vazhdimësi Komunës së Prishtinës me kërkesën që të pajiset me leje ndërtimore për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025