Gjenerata e parë e modelit që u “krijua” Audi A4 është prezantuar në vitin 1972.
Audi 80 (B1) është modeli i parë i prodhuesit gjerman që u shit në një milion njësi. Debutoi saktësisht 50 vite më parë, në qershor të vitit 1972 në prag të Lojërave Olimpike në Munih, e në një vit më pas u shpall vetura e vitit në Evropë, transmeton Telegrafi.
Me lansimin e tij, Audi u fut në segmentin e limuzinave kompakte. Gjatësia e veturës ishte 4.18 metra. Dizajnimi i modelit 80 filloi në vitet e 60-ta, e qëllimi ishte që të jetë një veturë moderne dhe shumë e sigurt në vozitje.
Shefi i atëhershëm teknik i Audi, Ludvig Kraus, kishte kërkuar që vetura të futet kudo që mundet – por që të mos e humb qëndrueshmërinë gjatë ngasjes.
Kur filloi të prodhohet kishte vetëm 835 kilogramë dhe motor 1.2 litërsh. Më mbresëlënëse ishte gjenerata që u lansua në treg në vitin 1978, dhe ishte i qasshëm me motorin quattro që bën tërheqje më të katër rrotat.
Në gjeneratën e tretë nga viti 1986, u thye çdo barrierë ku edhe sot e kësaj dite Audi 80 çmohet shumë. Ishte një veturë e qëndrueshme dhe e sigurtë dhe krahasohej me markat e tjera si Volvo.
Në këtë model ishte përdorur sistemin procon-ten, që mbronte pasagjerët në ulëset e përparme në rast të ndonjë aksidenti. Si opsion kishte edhe ABS-in në versionin quattro.
Një inovacion tjetër është parë në gjeneratën e katërt të Audi 80, ku debutoi me motorin 1.9 TDI. Ky motor vuri një trend të ri, por edhe në tërë grupin e Volksëagen.
Audi 80 i fundit u karakterizua si model i klasit të mesëm, që ndër tjerash garoi me BMW Serie 3 apo Mercedes 190.
Modeli i fundit i Audi 80 gjithashtu ishte i parë që ofrohej në versionin karavan (Avant). Pikërisht 80 Avant ishte themel për ndërtimin e modelit të parë të linjës RS, përkatësisht Audi RS2 që u projektua në bashkëpunim me Porsche.
Është vetura e parë familjare sportive me performansa që krahasohej asokohe me BMW M5 apo Mercedes 500E. Audi 80 gjithashtu ka qenë një hit si në Evropë ashtu në SHBA ku është shitur nën logon Fox.
Gjithashtu është bërë modeli i parë i Audi që u shit në një milion njësi, e së bashku me pasardhësin, Audi A4, deri më sot ka shitur 12.5 milionë njësi (nga modeli B1 deri në B9). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
Veturat e harruara të viteve 1980
Zbulohen detaje të marrëveshjes ndërmjet Rivian dhe VW “për të marrë përsipër të ardhmen elektrike”
Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A