Vdekja nga mbidoza me narkotikë po vlerësohet se më së shumti e shkakton përzierja e drogave dhe përdorimi i shumëllojshmërisë së tyre. Ndër vite statistikat tregojnë se mbi 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbidozës me drogë.
Përzierja e llojeve të drogës e përdorimi i shumëllojshmërisë së tyre, duket të ketë rritur numrin e personave që humbin jetën si pasojë e mbidozës me narkotikë.
Policia e Kosovës nuk posedon të dhëna për numrin e vdekjeve nga mbidoza, megjithatë sipas tyre, vetëm në vitin 2022 janë kapur rreth 200 kg heroinë.
E pikërisht ky lloj i drogës, sjellë vdekjet më të shpeshta, thonë në Institutin “Labirinth”.
“Kryesisht vdekjet kanë qenë si pasojë e përdorimit të drogës heroinë, e cila është mjaft e rrezikshme për overdozë. Ndërsa ne kemi vërejtur se dy vitet e fundit ka problem shumë me rreziqet për vdekje nga mbidozat, përdoruesit e drogave të shumëfishta, pra ata që përdorin shumllojshmëri të drogave është faktori kryesor i rrezikut për vdekje nga mbidozat që nga kokaina e gjithë llojeve të tjera”, ka thënë Safet Blakaj.
Në Institutin “Labyrinth”, që trajton njerëzit e varur nga drogat, thonë se nga mbidoza, ndër vite kanë vdekur mbi 100 njerëz.
“Viti që ka pas më shumti vdekje nga drogat ka qenë viti 2013, që kanë qenë 17 persona brenda vitit, viteve tjera gradualisht ka ra numri, derisa psh. vitin e kaluar kemi pasur vetëm 4 raste të vdekjes, viti 2020 – 6 persona, viti 2019 – 9 persona e kështu me radhë”, shtoi Blakaj.
Por, sipas psikologut Dorjan Krasniqi, mungesa e informacionit për drogën, bën që persona të caktuar të arrijnë mbidozën.
“Mungesa e informacionit të saktë nga persona që tentojnë të eksperimentojnë me këto droga i çon deri tek konsumimi dhe varësia ndaj substancave narkotike. Mirëpo, mund të jetë edhe presioni social, kur një individ bën pjesë në një grup ku lëndët narkotike konsumohen atëherë personi mund të gjykojë se edhe ai duhet të bëjë të njejtën gjë për t’u pranuar më lehtë nga grupi. Mund të jenë dhe humbjet e personave dhe ngjarjet e rënda jetësore”, është shprehur Krasniqi.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë vitit 2022 përveç heroinës është konfiskuar edhe një numër i madh i marihuanës dhe kokainës./Portali D/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur