LAJMI I FUNDIT:

Gati një e treta e punëtorëve në Britani mendojnë se kompania e tyre ka ‘ngecur në të kaluarën’ me teknologjinë

Gati një e treta e punëtorëve në Britani mendojnë se kompania e tyre ka ‘ngecur në të kaluarën’ me teknologjinë

Gati një e treta e punëtorëve mendojnë se kompania e tyre “ka mbetur e ngecur në të kaluarën” kur bëhet fjalë për teknologjinë, me disa që përdorin sisteme operative të vjetruara – apo edhe pa Wi-Fi.

Një studim me 2000 të rritur të punësuar zbuloi se shumë biznese kanë qenë të ngadalta për të përqafuar teknologjinë e re dhe ende varen nga sistemet manuale të dosjeve, kartat e biznesit dhe telefonat fiks, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.


Madje, një kulturë e printimit të çdo gjëje është e zakonshme në 15% të bizneseve, si dhe përdorimi i monitorëve të mëdhenj CRT në vend të ekraneve të sheshtë (4%).

Studimi zbuloi gjithashtu se 10% e punëtorëve ende i paraqesin kërkesat e tyre për pushime në letër, ndërsa 13% pretendojnë se kompjuteri i tyre i punës është jashtëzakonisht i ngadalshëm.

Megjithatë, 71% besojnë se puna do të pengohej nëse do të kishin një lidhje të ngadaltë dhe jo të besueshme në internet.

Dhe 82% thanë se interneti i shpejtë dhe i besueshëm është mjeti i vetëm më i rëndësishëm në dispozicion të bizneseve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Kalo në kategori