LAJMI I FUNDIT:

ASH: Dëftesat elektronike vetëm maqedonisht, shqiptarët detyrohen të paguajnë

ASH: Dëftesat elektronike vetëm maqedonisht, shqiptarët detyrohen të paguajnë

Aleanca për Shqiptarët lidhur me plotësimin e dëftesave në mënyrë elektronike ku ata ndeshen me probleme të formave të ndryshme.

“Në njërën anë, prindërit të cilët me të drejtë ankohen se përse duhet të paguajnë nga 80 denarë për mbushjen e dëftesave, ku sipas ligjit nuk duhet, nga ana tjetër MASh-i nuk i realizon detyrimet. Edhe pse në ditarin elektronik ekziston mundësia për mbushjen e dëftesës, ajo është vetëm në gjuhën maqedone dhe jo edhe në gjuhën shqipe.

Ne si Aleancë pyesim – deri kur arsimtarët shqiptarë do të diskriminohen dhe degradohen si të paaftë dhe do të detyrohen të kërkojnë para nga nxënësit ose të paguajnë vetë për mbushjen e dëftesave, ndërsa arsimtarët maqedonas vetëm me shtypjen e sustës “print” (shtyp) u shtypet dëftesa?


Derisa ishte ministre zonja Carovska edhe mund të pritej një gjë e tillë, por kur ministri dhe zëvendësi janë shqiptarë kjo s’do asnjë koment më tepër”. thuhet në kumtesën e ASH-së.

Nëse ankoheni se nuk keni ekspertë nga lëmia e IT-së ose përkthyes, shtojnë nga atje, si gjithmonë do t’ju ndihmojmë me ekspertët tonë, por pranoni se nuk jeni të aftë të menaxhoni dhe ta implementoni gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare për të cilën edhe ashtu mezi ju bindëm të votoni kur ne e kushtëzuam këtë çështje në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori