LAJMI I FUNDIT:

Shpëlarje e parave e krim i organizuar, Prokuroria Speciale shenjëstron dy raste të reja të koduara si “Jimi” dhe “Kamera”

Shpëlarje e parave e krim i organizuar, Prokuroria Speciale shenjëstron dy raste të reja të koduara si “Jimi” dhe “Kamera”

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy raste të reja me një numër të madh  të personave për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “JIMI”, janë të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, të sekuestruara, si dhe celularët e sekuestrua nga të pandehurit.


Ndërkaq, në rastin e dytë  të shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, i cili është i koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale bazë ‘’Krim i organizuar’’ neni 277,  si dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’’ neni 267. Nga ky rast janë sekuestruar 143.395 kg narkotik, nëntë vetura, 13.000.00 euro si dhe 15 celularë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori