Shtëpia botuese “Dukagjini” merr pjesë në Panairin e 22-të të Librit në Prishtinë me më shumë se 45 tituj të rinj. Brenda një viti, kjo shtëpi botuese, e njohur për kolanat e saj të jashtëzakonshme të botuara më parë, rikthehet dukshëm në tregun e librit artistik, për t’u zgjeruar më tej edhe në librat filozofikë, të historisë së artit, parapsikologjikë etj.
“Dukagjini” i përgjigjet çdo tipi të lexuesit, atij që interesohet për letërsinë e mirëfilltë, por edhe atij që priret kah librat parapsikologjikë etj., dhe një kujdes e vëmendje të veçantë e tregon ndaj lexuesit të vogël, të cilit i ofron libra të mrekullueshëm me ilustrime origjinale dhe tërheqëse.
Shtëpia botuese “Dukagjini” ofron 20 për qind zbritje në të gjitha botimet e saj dhe, deri të dielën, kushdo që porosit nga Libraria Dukagjini, përveç zbritjes, përfiton edhe postën falas kudo në Prishtinë.
Të gjithë ata që blejnë librat e Dukagjinit në panair, përfitojnë një “voucher”, të cilin do të mund ta përdorin në Librarinë Dukagjini. Po ashtu, kushdo që viziton stendën tonë dhe blen librat tanë pajiset me çanta, bookmarks-a, stikera të personalizuar etj.
Në stendën e Dukagjinit do të gjeni botime të mrekullueshme të DUKAGJINIT dhe të imprintit të saj LEKË:
Tetë libra të kolanës ANIMA, një kolanë e jashtëzakonshme me emrat më eminentë të letërsisë botërore, si: Lev Tolstoi, Jose Donoso, Miguel de Unamuno, Nikolai Leskov, Henry James, Mihaill Bullgakov, Mireca Eliade, Nikos Kazantzakis.
Lektyrat shkollore, një seri librash për fëmijë të autorëve klasikë botërorë, si: Vëllezërit Grimm, Hans Christian Andersen, Beatrix Potter, Charles Perrault etj.
Gjashtë libra të autorit më të njohur italian për fëmijë, Gianni Rodari, me ilustrime mbresëlënëse, origjinale dhe tërheqëse për çdo fëmijë.
“Mëngjes te Tiffany”, një libër që u përfol në të gjithë botën.
“Epistema e Dhomës së Zezë” dhe “Ontologjia e Artit të Shtatë” dy libra të autorit Glauk Konjufca që, përmes një qasjeje filozofike, trajtojnë historinë dhe zhvillimin e kinematografisë botërore.
“Frida”, një biografi për piktoren më të njohur të shekullit xx
“Truri i fëmijës”, “Mindsight (vështrimi i mendjes)”, “Pse s’ma ka thënë njeri më parë”, libra bestseller që na ndihmojnë ta përmirësojmë veten dhe jetën tonë.
“Inteligjenca artificiale” nga Matthew Burgess, që fton lexuesin kureshtar për të parë ndikimin dhe formësimin e së ardhmes nga inteligjenca artificiale.
“Libërthi i dashurisë” dhe “Balada e buburrecit” nga Shpëtim Selmani, që sjellin një model shkrimi të ndryshëm nga ai tradicional dhe u përgjigjen problematikave të njeriut modern.
Lexuesit duhet ta vizitojnë stendën e Dukagjinit për të përfituar nga ofertat e shumta të kësaj shtëpie botuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e fisit Shala
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Vitet e fundit të Ismail Qemalit
Jeta në komunizmin shqiptar
Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'