Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), sot e kësaj dite nuk ka licencuar, as lejuar, përdorimin e vaksinës Sputnik V. Objekti që e përuroi Vuçiqi, ku do të prodhohej vaksina serbe kundër Covidit-19, akoma nuk punon. Edhe doktoresha e partisë së tij nuk u vaksinua, duke pritur prodhimin e vaksinës serbe me licencë ruse.
Nga dritaret e shkollave, ku votohej në muajin prill, shiheshin bilbordët e Putinit të buzëqeshur. Është dëshmi e rusofilisë së pushtetarëve serbë. Kur ishte e qartë se PPS-ja e Vuçiqit, me disa parti simotra pro-Putinit po hyjnë në Kuvend, dhe kur Vuçiqi konstatoi se Serbia po shkon paksa djathtas, në fasadën ku ishte bilbordi i Putinit, në mëngjes u pa që dikush ia kishte ngjyrosur sytë me gjak, ndërsa fjala vëlla ishte korrigjuar e bërë “luftë”. Nëse dikush mendon se gjimnazistët kanë ndryshuar mendje dhe kanë filluar të këndellen për të shkarravitur portretin e Putinin, ta dini secili se ai aksion u porositë nga kreu serb, pasi ndryshimi në Serbi është i pamundur. “Njollosja e bilbordit u bë me urdhrin e Vuçiqit”, thotë analisti serb Dushan Janjiq.
Si mund të bëhej kjo në Serbinë e Vuçiqit, kur u shkarravitë portreti i Zorian Xhinxhiqit të ndjerë, në Fakultetin Filozofik në Beograd? Pastaj, çdo dëmtim i muralit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, përmirësohet brenda minutave dhe shkëlqen edhe më shumë. Kështu – përmes fasadave të ndërtesave ne Beograd – mund të mësoni se si informohet populli serb.
Vetëm pesëdhjetë metra nga murali i Putinin me fytyrë të përgjakur me ngjyrë të kuqe, hedh shikimin murali i madh i Mlladiqit që ruhet natë e ditë. Gjeneralit gjakpirës serb i kthehet pamja e strategut ushtarak, të cilin epitet ia ktheu kush tjetër pos gjenerali Zdravko Ponosh që ishte kandidat i opozitës për kryetar të Serbisë, i cili në zgjedhjet e fundit fitoi 20 për qind të votave.
Vuçiqi vazhdon të tallet me viktimat publikisht, duke mohuar kategorikisht çdo varrezë masive, spastrim etnik e gjenocid, pushkatimet në grup të civilëve, shkatërrimet e shkretimin e aq shumë qyteteve e fshatrave. Tash pritet edhe ndryshimi i gjithë historisë dhe i psikologjisë se brezit të tij, duke iu thënë se të gjitha luftërat e Serbisë ishin mbrojtëse.
Si mund të ndodhë që shumica e rusëve përkrah agresionin e gjakderdhjen në Ukrainë, ashtu si shumica e serbeve që kriminelet e luftës i konsiderojnë heronj, ndërsa Putinin vëlla!? Edhe ekspertët më të njohur të fushës së humanizmit habiten për mungesën totale të empatisë serbe për viktimat në Ukrainë. As “Gratë në të zeza” nuk u lejuan të shënojnë 30-vjetorin e rrethimit katërvjeçar të Sarajevës.
Deri kur Vuçiqi mund të rrejë dhe ta bind popullin e vet se nuk kanë ndodhur katër vjet të rrethimit vrastar të Sarajevës, se nuk janë transportuar shqiptarët e vrarë për në Batajnicë? Deri kur, kur qeveritarët serbë të Vuçiqit gënjejnë edhe për numrin e atyre që vdiqën nga koronavirusi?! Ndërsa, për Srebrenicën thonë se aty u bë atentat kundër Vuqiqit (me një shishe plastike)!
Pushtetarët serbë nuk duan të dinë se çfarë kanë përjetuar qytetarët e Sarajevës gjatë rrethimit katërvjeçar. Serbët nuk kanë mësuar as nuk kanë kuptuar kurrë se kush i ka transportuar qindra kufoma të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në Kosovë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë.
Si të njoftohet populli serb, kur e para e PPS-së së Vuçiqit, që edhe vet është mjeke, i urdhëron kolegët që të mos tregojnë numrin e saktë të mjekëve që humbën jetën në detyrë, nga koronavirusi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A