Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori jo-rezident i Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan, kanë biseduar sot gjatë një takimi mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-kulturor dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Irlandës dhe Kosovës
Në takim u tha se potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike është mundësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe ndër-aktivitetit mes dy vendeve.
Bislimi vlerësoi se është e rëndësishme mbështetja e Irlandës në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Në takim u bisedua edhe mbi rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit të rajonit në BE.
Palët theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe mundësinë e një perspektive të bashkëpunimit kulturor në përafrimin e popujve me njëri-tjetrin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251