LAJMI I FUNDIT:

Me shpejtësi 212 km në orë, shoferi bie në radarin e policisë së Maqedonisë

Me shpejtësi 212 km në orë, shoferi bie në radarin e policisë së Maqedonisë

Tejkalimi i shpejtësisë nga shoferët është bërë gjë e zakonshme në rrugët e Maqedonisë.

Pavarësisht se policia po kryen kontrolle të shpeshta, të njejtat nuk është se ndikojnë shumë në edukatën e shoferëve gjate ngasjes së automjeteve.


Pas aktivizimit të djeshëm të radarëve, policia ka lokalizuar një shofer që “fluturonte” me shpejtësi deri në 212 kilometra në orë.

“Një automjet ka lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia nuk ka sqaruar me detaje se në cilën pjesë rrugore të Maqedonisë ka ndodhur kjo dhe kush ishte shoferi.

Nuk saktësohet dënimi që do t’i shqiptohet, por ngelet shqetësues fakti se ka shumë raste të tilla që radarët e policisë kapin shoferë të papërgjegjshëm.

Vetëm nga rastet e djeshme, tre shoferë lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar.

“79 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, kurse 106 në vende të pabanuara”, thonë nga MPB.

Nga MPB sqarojnë se kontrollet e radarëve të kryera nga policia duhet të jenë edhe më të shpeshta në shumë vende.

Shkelësit janë të shumtë dhe vazhdojnë të bëjnë të njëjtat kundërvajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori