LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhim dilemën: Nëse atletet janë prej këtij materiali, nuk duhet t’i lani asnjëherë në rrobalarëse

Zgjidhim dilemën: Nëse atletet janë prej këtij materiali, nuk duhet t’i lani asnjëherë në rrobalarëse

Një nga dilemat e përhershme është nëse atletet lahen më mirë në rrobalarëse apo me dorë

Shumë njerëz vendosin t’i lajnë në makinë, sepse është pa dyshim shumë më e lehtë dhe nuk do të thotë se duhet t’i fërkojnë ato.


Megjithatë, vendimi se si të lahen atletet më së miri merret në lidhje me materialin nga i cili janë bërë, transmeton Telegrafi.

Atletet prej lëkure dhe atletet prej antilope nuk duhet të lahen kurrë në makinë, sepse ekziston rreziku i madh që të dëmtohen gjatë larjes.

Nga ana tjetër, atletet prej pëlhure dhe atletet prej pambuku mund të lahen në rrobalarëse pa asnjë problem.

Çfarë duhet të bëni?

– Së pari, sigurohuni që të hiqni lidhëset e këpucëve nga të dyja atletet dhe nëse është e nevojshme, hiqni edhe shtrojat. Tojat mund t’i vendosni në një qese për larjen e rrobave delikate.

Para se t’i fusni atletet në rrobalarëse, hiqni papastërtitë, baltën, gjethet dhe gjithçka tjetër me një furçë këpucësh. Pas kësaj, fusni atletet në rrobalarëse, duke i vendosur në një këllëf jastëku ose çantë për larje delikate.

Asnjëherë mos i lani atletet vetëm në makinë sepse do të godasin daullen, por gjithmonë shtoni dy ose tre peshqir.

Rrjeta poliestër do t’i mbrojnë gjithmonë atletet tuaja, kështu që mund t’i vendosni në to për t’u siguruar që nuk do të dëmtohen. Ju gjithashtu do të parandaloni që lidhësit e këpucëve të humbasin në makinë.

Gjithashtu, sigurohuni që t’i lani atletet në temperaturë të ulët, rekomandohet që t’i bëni në 30 gradë.

Mos i vendosni në tharëse pas larjes ose pranë ndonjë burimi nxehtësie, pasi ngjitësi që i mban në vend mund të dëmtohet. /Telegrafi/