Ministri Latifi në Klinikën e Kirurgjisë, përgëzon kirurgët dhe infermierët për punën e tyre
Në kuadër të vizitave të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe të gjitha njësive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe të Rekonstruktimit, me ç’rast u takua me stafin kirurgjik
Nga katërmbëdhjetë qendrat klinike të ekselencës, gjashtë janë drejtpërdrejtë të lidhura me këto dy klinika, nga të cilat do të trajnohen kirurgë të rinj apo kirurgët e tashëm, të cilët dëshirojnë të profilizohen më tej në fusha të ndryshme, për të udhëhequr dhe punuar në këto qendra.
Ministri Latifi, veçoi se këto qendra janë ajo e traumës, e kirurgjisë akute, e emergjencës, e djegieve dhe plagëve akute dhe kronike, qendra e integruar e shëndetit të gjirit, qendra e integruar onkologjike, qendra e kirurgjisë minimale dhe laparoskopike, dhe ajo e simulimit dhe edukimit teknologjik, së bashku me laboratorin.
“Të gjitha këto qendra kërkojnë investime të reja, por më se shumti riorganizim dhe menaxhim të ri, dhe dedikim të stafit dhe të menaxhmentit, drejtë krijimit të qendrave ekselente. Secila nga këto qendra kërkojnë edhe trajnim të ri, të strukturuar të stafit kirurgjik dhe specializime të reja, të cilat do fillojnë gjatë kësaj vjeshte, dhe do të bëhen në mënyrë të rregullt vjetore, e jo në mënyrë sporadike dhe ad-hok”, tha në takim ministri Latifi.
Ministri Latifi, kërkoi ndihmë nga të gjithë kirurgët, që janë shtyllat kryesore e çdo sistemi shëndetësor dhe potencoi se “vetëm me involvimin e tyre personal dhe angazhimin serioz e vizion të qartë të përgjithshëm për qeverisje të mirë për shëndetësi, ku në qendër të vëmendjes është pacienti, por edhe mirëqenia e gjithë personelit shëndetësor, ne do ta transformojmë shëndetësinë e Kosovës”.
Ministri Latifi, dhe të gjithë kirurgët kërkuan edhe ndryshime tjera organizative në QKUK, që tash e disa vite nuk ka udhëheqje të veçantë, por udhëhiqet nga drejtoria e SHSKUK-së.
“Si institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Kosovë dhe i vetmi terciar, nuk është shumë e qartë se si kjo ka mbetur pa udhëheqje të dedikuar dhe profesionale” theksoi ai, por shtoi se kjo “do të ndryshojë shumë shpejt, me ç’rast edhe konsolidimi i disa klinikave sikur janë ato kirurgjike e të tjera, do të bëhen me ndryshime të reja në statusin që është duke u përpunuar të SHSKUK dhe të QKUK nga grupet punuese”.
Po ashtu, në këtë takim u diskutuan edhe aspekte tjera, sikurse sigurimet shëndetësore, fondi i sigurimit, gjetja e solucioneve kreative të një partneriteti më të mirë, etj.
Më pastaj ministri Latifi vizitoi disa pacientë në kirurgjinë plastike dhe disa fëmijë që kishin pësuar djegie, dhe të gjithë ishin në gjendje të mirë. Me këtë rast, ministri Latifi përgëzoi stafin kirurgjik dhe të infermierëve për punën e tyre.
Të gjithë kirurgët u shprehën shumë të kënaqur për vizitën e kolegut të tyre, tash Ministër, dhe u shprehen se janë të gatshëm të gjithë për bashkëpunim të ngushtë për transformimin e sistemit shëndetësor, sipas kësaj strategjie, e po ashtu edhe kthimin e dinjitetit të dikurshëm të kirurgjisë kosovare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze