Edhe pse nga Ministria e Financave u premtua se së shpejti do të hapet, zyra e thesarit në Gostivar, ku kryejnë pagesat institucionet e këtij rajoni vazhdon të jetë e mbyllur.
Institucionet lokale, për të bërë pagesat, apo për të paguar rrogat e punëtorëve, janë të detyruar të udhëtojnë deri në Tetovë.
Ankohen edhe për shtim të harxhimeve shkaku i rrugëtimit. Shkollat fillore dhe të mesme në Gostivar kanë kërkuar sqarime në ministri, por përgjigje nuk kanë marrë asnjëherë.
“Si shkolla në nivel komunal u detyruam të bëjmë ankesë zyrtare dhe e kemi dërguar në Ministrinë e financave për sqarimet për lodhjen pritjet maltretimet dhe gjithçka tjetër, por nuk kemi akoma asnjë përgjigje. Vazhdojnë problemet e njëjta. Personat e kontabilitetit duhet të shkojnë deri në Tetovë ku kanë problemet e tyre e tash të merren edhe me ne. Është problem vërtetë i madh”, tha Mirsad Iseini drejtor i gjimnazit në Gostivar.
“Kjo na kushton shumë si shkollë, sepse pagesat janë të shpeshta dy tre herë në javë udhëtojmë dhe shpenzimet janë tepër të mëdha. Si institucion kemi bë ankesë edhe në komunën e Gostivarit edhe në Ministrinë e Financave por ka javë të tëra që ne s`kemi asnjë përgjigje, as pozitive as negative. Nuk e dimë përse nuk punon në komunën tonë dhe për çfarë arsye maltretohemi ne si shkollë dhe gjitha institucionet tjera që detyrohemi të shkojmë deri në Tetovë ku ka edhe radhë sepse gjithë mblidhemi atje”, u shpreh Elbash Abazi drejtor i Sh.M. të mjekësisë – Gostivar.
Nga komuna e Gostivarit, mos reagimin e ministrisë së Financave e cilësojnë si politik.
“Nuk dua të prejudikoj po normal se në mënyrë indirekte është një lloj presioni, sepse gjithë të punësuarit në financa duhet të udhëtojnë çdo ditë deri në Tetovë për të bë pagesat dhe obligimet që kemi qoftë ndaj firmave apo edhe rrogat e shkollave të mësimdhënësve. Mendoj se sa më shpejtë të zgjidhet kjo aq më lehtë do funksionoj komuna dhe do zvogëlohet ky presion ndaj nesh si institucion”, tha Valbon Limani nga komuna e Gostivarit.
Që prej muajsh, pas privatizimit të objektit ku ndodhej zyra e thesarit në Gostivar, nga ministria e financave nuk është siguruar zyrë tjetër./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova