LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Duket të ketë ligj të posaçëm për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues

Milloshoski: Duket të ketë ligj të posaçëm për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues

OBRM-PDUKM vlerëson se, vendit i nevojitet ligj për Gjykatën Kushtetuese dhe ai duhet të mbështetet nga të gjithë deputetët.

Deputeti nga radhët e kësaj partie Antonio Milloshoski, tha ajo që duhet të jetë parim në procedurën për zgjedhje të gjykatësve kushtetues, është që çdokush që vlerëson se është jurist i shquar të ketë të drejtë edhe vet të paraqitet si kandidatë dhe të mos mund të fshihen paraqitjet.

Milloshoski si shembull për fshehje theksoi se, në maj të vitit 2020 ka arritur letër në Kuvend, te Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe deputetët, nga Antoaneta Dimovska me 25 vite stazh gjyqësor, me vërejtje se duhet të arrijë te të gjithë deputetët, por deputetët nuk e kanë pranuar një dokument të tillë.


“Nëse biografinë e kanë marrë deputetët nga OBRM-PDUKM, LSDM, BDI, nga deputetët e pavarur, ndoshta dikush do të interesohej dhe do të jepte propozim. Por, është e dukshme se propozimet këtu nuk krijohen në Kuvend dhe as biografitë që tani i lavdërojmë aq shumë si të sqarojnë gjithçka në jetën e një njeriu në aspektin profesional dhe atë privat – nuk vlerësohen. Biografia e saj është hedhur në shportë, ndërsa ka ardhur, e kemi edhe numrin e arkivit dhe datën kur ka ardhur. Çdo kryetar i trupit punues është i obliguar që çdo material që do të vijë te ai, ndërsa nuk është material personal provat dhe ka të bëjë me Kuvendin dhe deputetët, duhet ta ndajë me deputetët”, deklaroi Antonio Milloshoski.

Ai po ashtu tha se, të gjithë kandidatët duhet të kenë hapësirë për prezantimin e tyre dhe me që ka tre kandidatë që janë propozuar nga shumica parlamentare, ndërsa gjashtë nga opozita, me siguri do të shkohet me një kandidat të pushtetit, diskutim për të dhe votim, më pas dy kandidatë nga opozita dhe kështu me radhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori