Shtabi i Krizës në Tetovë mbajti mbledhje: Në terren do të bëhet vlerësimi dëmeve nga vërshimet
Komuna e Tetovës informon se Shtabi i Krizës sot mbajti mbledhjen e tretë, ku u diskutua për situatën pas përmbytjeve dhe zjarrit që kaploi depon për materiale izoluese në qytetin e Tetovës.
Në njoftimin e komunës thuhet theks i veçantë i kësaj mbledhjeje ishte raportimi për aktivitetet e ndërmarra rreth gjendjes momentale dhe se deri ku është arritur evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga këto fatkeqësi.
“Konkluzioni që doli nga kjo mbledhje është që NPK-ja, pavarësisht vonesës së qeverisë për përgjigje të kësaj kërkese nga ana e komunës, së bashku me NJTKZ duhet të dalin në terren dhe të bëjnë larjen dhe dezinfektimin e të gjitha rrugëve dhe objekteve (objektet private sipas kërkesave të pronarëve). Gjithashtu edhe komisioni i formuar për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve duhet që të dalë në terren dhe të bëjë regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet”.
“Nga NJTKZ u raportuan se situata është e qetë dhe në gjendje normale, mirëpo NJTKZ nga kjo situatë ka pësuar dëme materiale dhe shumë prej stafit të Njësisë së Zjarrfikësve kanë probleme shëndetësore pas atij intervenimi për shuarjen e zjarrit. Instituti për shëndet publik deklaroi se të gjithë zjarrfikësit do të bëjnë analiza të detajuara të gjakut për të konstatuar gjendjen e tyre pas rastit me shpërthimin e zjarrit në depon e fabrikës”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se nga Prokuroria kanë njoftuar se është dhënë urdhër për bartjen e materialeve dhe sygjerimi i përfaqësuesit nga NJTKZ është që një ekip nga zjarrfikësit të jetë prezent gjatë bartjes së mbetjeve nga zjarri për shkak se mund të riaktivizohet përsëri.
“Po ashtu, nga Qendra për Menaxhim me Krizat dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë deklaruar se kërkesa e komunës që edhe qeveria të kontribuojë në dëmshpërblimin e qytetarëve është dërguar deri në qeveri, mirëpo akoma nuk ka ndonjë përgjigje nga ana e tyre”.
“Nga inspektoriati komunal raportuan se së bashku me inspektoratin shtetëror për ambient jetësor kanë dalë në terren dhe kanë bërë inspektimet e nevojshme lidhur me ambientin jetësor. Udhëheqësi i njësisë për veprimtari komunale raportoi se vërshimet kanë shkaktuar probleme të dukshme në infrastrukturën rrugore, mirëpo kanë filluar që të bëjnë intervenime për të sanuar problemet e shkaktuara nga vërshimet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Milloshoski: Mickoski në dalje publike do të përmend vetëm emrin “Maqedonia”, askush nuk mund të na largojë nga NATO
Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren
Për pesë muaj, 43 kafshime nga qentë endacak në Tetovë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United