LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit britanikë krijojnë lëkurën elektronike ‘që mund të ndjejë dhimbje’

Studiuesit britanikë krijojnë lëkurën elektronike ‘që mund të ndjejë dhimbje’

Studiuesit britanikë kanë krijuar një lëkurë elektronike e aftë për të ndjerë ‘dhimbje’.

Ata mendojnë se mund të ndihmojë në krijimin e një gjenerate të re robotësh inteligjentë me ndjeshmëri si njeriu dhe aftësi për të mësuar nga gabimet e dhimbshme, transmeton Telegrafi.

Një ekip inxhinierësh nga Universiteti i Glasgow-t zhvilluan lëkurën artificiale me një lloj të ri të sistemit të përpunimit të bazuar në “tranzistorë sinaptikë që imiton rrugët nervore të trurit për të mësuar”.


Një dorë roboti që përdor lëkurën e avancuar tregon një aftësi të jashtëzakonshme për të mësuar të reagojë ndaj stimujve të jashtëm.

Shkencëtarët kanë punuar për dekada për të ndërtuar lëkurë artificiale me ndjeshmëri në prekje. /Telegrafi/