LAJMI I FUNDIT:

Fshatrat buzë kufirit po vazhdojnë të zbrazen

Fshatrat buzë kufirit po vazhdojnë të zbrazen

E derisa në qendrat urbane kërkohen më shumë kopshte, në disa fshatrat të Kosovës shkollat kanë mbetur më pak nxënës, e madje edhe mësimi zhvillohet i kombinuar. Njëri nga këto fshatrat është Braina e cila vazhdimisht po braktiset nga banorët.

Bukurinë e fshatit Brainë të Podujevës, po e shijojnë vetëm pak banor të mbetur në këtë fshat.


Një nga të pakët banor është edhe Behxhet Salihu ku shtëpia e tij gjendet në afërsi të zonës kufitare me Serbinë.

Ai thotë se dikur ky fshat kishte deri 250 familje por mungesa e Investimeve ka bërë që fshati të boshatiset

E rënia e numrit të banorëve vërehet edhe në shkollën e fshatit, paralele e ndarë e Shmu ‘Zahir Pajaziti’ në Orllan, e cila ka vetëm 23 nxënës.

Naim Bajrami drejtor i Shkollës ‘Zahir Pajaziti’ në Orllan, tha për RTK se me që Komuna ka planifikuar si strategji nacionale e vlerësojë shumë këtë preokupim të komunës për arsye të mbajtjes së shkollës hapur sepse edhe ai mendon se nëse mbyllet shkolla, mbyllet edhe katuni.

“Kemi pasur raste që shkolla është mbajtur edhe me një nxënës atëherë pse mos me mbajte hapur edhe shkollën me që jemi në kufi me Serbinë”, tha ai.

Në Kosovë, trendi i rënies së numrit të nxënësve dhe banorëve po vazhdon tash e sa vite ku arsyet janë nga më të ndryshmet sikurse rënia e natalitetit e deri te migrimi i popullsisë qoftë jashtë apo brenda Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori