LAJMI I FUNDIT:

Mbërrin në Kosovë gazetarja e katërt ukrainase

Mbërrin në Kosovë gazetarja e katërt ukrainase

Të hënën pasdite ka mbërritur në Kosovë Daria Meshchriakova, e katërta gazetare ukrainase e cila sistemohet në kuadër të projektit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.


“Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor”, thuhet në njoftimin për media.

Telegrafi ofron përkrahje për gazetarët ukrainas që pritet të vijnë në Kosovë
Lexo po ashtu Telegrafi ofron përkrahje për gazetarët ukrainas që pritet të vijnë në Kosovë

Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, organizata këto implementuese të projektit.

Ndryshe, Lyudmila Makey, ishte gazetarja e parë nga Ukraina që ka arritur në Kosovë, më 17 prill./Telegrafi/