Siç duket PPE duke dashur që të mos përfshihet në konfliktin e brendshëm të partisë, nuk ka listuar demokratët shqiptarë në procesin e votimit, të nesërm për shkak edhe sepse pret vendimin e gjykatës për PD.
Në Roterdam ndodhen tre deputetët, Jorida Tabaku si përfaqësuese e Asamblesë së Europës, Albana Vokshi nga Forumi i Gruas së PPE dhe Belind Këlliçi nga forumi Rinor i kësaj organizate.
Ne lidhje me çështjen e të drejtës së votës së PD në PPE, A2 CNN kontaktoi me deputetin Belind Këlliçi i cili ndodhet atje. Këlliçi deklaroi se duke mos dashur të bëhet pjesë në konfliktin e brendshëm PEE nuk ka dërguar ftesë për asnjerën palë.
Deputetët që ndodhen në Roterdam ku po zhvillohet Asambleja, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi nuk janë në cilësinë e PD, por Tabaku në cilësinë e Kryetares së Këshillit të Integrimit, Këlliçi si Kryetar i Forumit Rinor dhe Vokshi si kryetare e Gruas.