LAJMI I FUNDIT:

Sergio Perez shkakton befasi, fiton Çmimin e Madh të Monacos

Sergio Perez shkakton befasi, fiton Çmimin e Madh të Monacos

Sergio Perez e ka fituar Çmimin e madh të Monacos në Formula 1, duke zënë në befasi madje edhe kundërshtarët që ishin favoritë para tij.

Një garë që zgjati tre orë dhe e mbyll pa kompletuar 77 xhirot e parashikuara. Kjo për shkak të dy flamujve të kuq që u valëvitën gjatë garës, një herë prej shiut e një herë pas aksidentit të Mick Schumacher.


Perez e nisi garën i treti, por përfitoi nga një strategji më e mirë e skuadrës Red Bull, duke arritur të parakalojë në bokse dy makinat Ferrari.

Humb kontrollin dhe makina i ndahet në dysh - kjo është gjendja e djalit të Schumacherit
Lexo po ashtu Humb kontrollin dhe makina i ndahet në dysh - kjo është gjendja e djalit të Schumacherit

Në vendin e dytë u rendit spanjolli Carlos Sainz me Ferrari e pas tij u klasifikua Max Verstappen me Red Bull (i treti). Vetëm i katërti Charles Leclerc me Ferrarin tjetër, i zhgënjyer nga ky rezultat.

Leclerc e nisi garën nga “pole”, por strategjia e gabuar e gomave diktoi rezultatin e kësaj gare që disi del të jetë e mallkuar për të, pasi nuk ka fituar asnjëherë.

Në xhirot e fundit, katër të parët garuan për fitore, por ishte e pamundur të parakalohej në pistë. Gjithsesi, një garë ku nuk munguan emocionet, teksa shiu bëri që ajo të niste më shumë vonesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori