LAJMI I FUNDIT:

XP GAME FEST: BlueJays triumfon në turneun e CS:GO, fiton çmimin prej 5 mijë euro

XP GAME FEST: BlueJays triumfon në turneun e CS:GO, fiton çmimin prej 5 mijë euro

Turneut të CS:GO i organizuar në kuadër të XP GAME FEST, nga XportalEsports me partnerë, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë i ka ardhur fundi, pas super ndeshjeve të luajtura përballë publikut.

Fitues i këtij turneu doli ekipi nga Maqedonia, BlueJays pasi mposhti në finale ekipin shqiptar, BLINK, me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.


Ndeshja finale ishte shumë interesante, dhe plot me emocione para publikut, lojtarët e të dyja ekipeve treguan një ndeshje fantastike në skenën e XP GAME FEST, CSGO CHAMPS.

Mapi i parë përfundoj me rezultat 16:10, në të mirë të ekipit BlueJays, ndërsa mapi i dytë ishte edhe më emocionues ku pas disa vazhdimesh fitues doli ekipi BlueJays, të cilët fituan edhe çmimin e vendit të parë prej 5.000 euro.

Ndërsa ekipi BLINK në vendin e dytë morën me vete çmimin prej 2.000 euro.

Kjo është renditja dhe çmimet e katër vendeve të para në turneun e CS:GO të XP GAME FEST 2022:


1.BlueJays – 5.000 euro
2.BLINK – 2.000 euro
3/4. Illyrians – 500 euro
3/4. XTEAM – 500 euro


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Bardh Maxhuni
Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Liga e Kampionëve
Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Përfaqësueset
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

La Liga
Kalo në kategori