LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur kanadezja del gjysmë e zhveshur dhe me foshnjën në gji për ta shpëtuar patën e shtëpisë nga shqiponja

Momenti kur kanadezja del gjysmë e zhveshur dhe me foshnjën në gji për ta shpëtuar patën e shtëpisë nga shqiponja

Një nënë po konsiderohet heroinë për mënyrën se si ajo tentoi të shpëtonte patën e familjes së saj nga një shqiponjë e egër.

Pamjet nga kamerat e sigurisë kapën momentin kur Cait Oakley nga North Saanich, British Columbia, doli me vrap nga shtëpia e saj vetëm të brendshme teksa ushqente foshnjën me gji, në mënyrë që të ndalonte shqiponjën të mos fluturonte bashkë me patën, Frankie, transmeton Telegrafi.


Duke folur për CTV News, Oakley tha se Frankie “tingëllonte ndryshe”, kështu që doli nga dera para derisa mbante fëmijën e saj të cilin e ushqente me gji pikërisht në atë kohë.

“Në momentin që hapa derën, shqiponja u ul poshtë në atë kohë. Kjo ishte e vetmja gjë në kokën time, si ‘lëshoje’”, shtoi ajo.

Instinktet zunë shpejt, pasi Oakley, pavarësisht se mbante fëmijën dhe ishte e zhveshur, arriti ta trembte shqiponjën dhe ta shpëtonte Frankie-n nga një dëm ose ngordhje të mundshme.

Siç shihet në video, shqiponja zbarkoi dhe e kapi patën duke e zvarritur kur në ato momente doli gruaja me vrap, dhe për një çast shqiponja lëshoi patën dhe iku. /Telegrafi/