LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian nis muajin e mjaltit me tashmë bashkëshortin e saj Travis Barker pas ceremonisë luksoze të dasmës në Portofino të Italisë

Kourtney Kardashian nis muajin e mjaltit me tashmë bashkëshortin e saj Travis Barker pas ceremonisë luksoze të dasmës në Portofino të Italisë

Kourtney Kardashian u martua me Travis Barker në një ceremoni në Portofino të Italisë gjatë fundjavës, teksa mahniti me një fustan të bardhë dhe të shkurtër me vello të gjatë të qëndisur nga Dolce & Gabbana.

Ndërsa, së fundmi 43-vjeçarja zbuloi përmes InstaStory se po shijon muajin e mjaltit në bregdet.


Të mërkurën në mëngjes (25 maj) ylli televiziv ndau imazhe nga një vend pushim buzë

Dy imazhe ishin nga resorti i plazhit dhe u shpërndanë të martën.

Në fotografitë e publikuara shihej një resort plazhi dhe kabina të vogla të plazhit blu dhe të bardhë, të gjitha të rreshtuara krah për krah, ndërsa dhuroi edhe një vështrim në drekën e saj.

Kjo vjen pasi Kardashian ndryshoi emrin e saj në Kourtney Kardashian Barker, pas martesës së saj me Travis.

Pas dasmës të dielën (22 maj) ajo ka përditësuar biografinë e saj në Instagram për të shtuar mbiemrin e bateristit të “Blink-182”.

Ende nuk është konfirmuar nëse ylli televiziv ka ndryshuar emrin ligjërisht, apo nëse do ta ndryshojë në të ardhmen.

Pas martesës me Travis, Kourtney Kardashian shton mbiemrin 'Barker' në Instagram
Lexo po ashtu Pas martesës me Travis, Kourtney Kardashian shton mbiemrin 'Barker' në Instagram

Çifti u martua për herë të tretë në ceremoninë italiane pasi shkëmbyen betimet në një ceremoni ‘praktike’ në mars përpara se ta zyrtarizonin bashkimin e tyre në një gjykatë në Santa Barbara në fillim të këtij muaji.

Kjo është martesa e parë e Kourtney, ndërsa e treta për 46-vjeçarin Travis, i cili ishte martuar për një kohë të shkurtër me gruan e parë Melissa Kennedy midis 2001 dhe 2002, përpara se të vazhdonte të lidhë martesë me nënën e fëmijëve të tij, modelen e Playboy Shanna Moakler. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Snoop Dogg e ndjek Kidën në Instagram

Snoop Dogg e ndjek Kidën në Instagram

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori