Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, deklaroi se presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan i kishte kërkuar Shkupit zyrtar të mos e pranonte atë si ambasador të Kosovës.
I ftuar në emisionin Prime Time në Kanal 10, Dedaj deklaroi se këtë ia kishte pohuar vet ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.
“Kur më ka pritur ish-presidenti Ivanov, kur ia kam dorëzuar letrat kredenciale, më tha: ‘E kam pasur të vështirë të pranoj ty ambasador’, e kam pyet pse, më tha: ‘Më ka thirr miku im Erdogan edhe ka thënë bëjë çfarë të duash, këtë person mos e prano ambasador se ky person ma prish agjendën time politike në Maqedoni”, deklaroi Dedaj.
Ai theksoi se gjatë kohës sa ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Shkup, raportet me Ambasadën e Turqisë në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të ngrira, e që sipas tij, ka qenë skandal.
“Ambasada turke në Shkup i ka ngrirë raportet me Ambasadën e Kosovës në Shkup, derisa unë kam qenë ambasador. Kjo është skandal. I kam ftuar për festën e pavarësisë së Kosovës, kanë thënë ‘mos na dërgoni më ftesa derisa Gjergji është ambasador, ne nuk bashkëpunojmë me Ambasadën e Kosovës’”, tha Dedaj duke konfirmuar se asnjëherë nuk e ka takuar ambasadorin turk në Shkup.
Dedaj u shpreh se nuk i di arsyet e vërteta të kërkesës së Turqisë që ai të mos pranohej si ambasador në Shkup, ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka dashur që raportet mes Kosovës dhe Turqisë të dëmtohen prandaj edhe nuk kishte folur për këtë çështje më herët.
Megjithatë, ai pranon se ish-presidentit Ivanov ia kishte kujtuar se Maqedonia e Veriut është një shtet i pavarur dhe nuk mund të pyes askënd se kë duhet të pranojë ambasador ose jo.
“Presidentin Ivanov e kam pyetur nëse Maqedonia është shtet i pavarur apo vilajet i Turqisë sepse nuk duhet të lejoni që një president i një shteti tjetër të t’ju tregojë se kë duhet të pranoni si ambasador e kë jo. Por me turqit në Maqedoni kam bashkëpunuar, edhe me shqiptarët, edhe me maqedonasit edhe me të gjithë komunitetet e tjera”, tha Dedaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025