LAJMI I FUNDIT:

Shtatëdhjetë e pesë të zhdukur në Tunizi pas fundosjes së anijes me imigrantë

Shtatëdhjetë e pesë të zhdukur në Tunizi pas fundosjes së anijes me imigrantë

Rreth 75 persona janë zhdukur pasi që një anije e mbushur me imigrantë u fundos në brigjet e Tunizisë të mërkurën, bëjnë të ditur Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit dhe një zyrtar tunizian i sigurisë.

ONI-ja thotë se 24 persona janë shpëtuar nga anija, e cila ishte larguar nga brigjet e Zawara-së në Libi, dhe u fundos afër bregut të Sfax-it në Tunizi.


Zyrtari tunizian, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, i tha Reuters-it se rojet bregdetare kanë arritur ta gjejnë një kufomë, dhe se ata vazhduan të kërkojnë për trupat e shtatëdhjetë e pesë personave të tjerë të cilët ranë në det, përcjell Telegrafi.

Muajt e fundit ka pasur rritje të numrit të njerëzve të cilët marrin rrugën e rrezikshme të kalimit në kufijtë e Evropës.

Numrat e dhënë nga Komisionari i Lartë për Refugjat në OKB, tregojnë se më shumë se 123,000 imigrantë kanë arritur në Itali gjatë vitit 2021, numër më i lartë në krahasim me më shumë se 95,000 prej tyre në vitin 2020.

Dhjetëra persona janë mbytur në det kohëve të fundit në brigjet e Tunizisë pasi që u nisën për në Itali.

Më herët këtë muaj roja bregdetare e Tunizisë kishte nxjerrë 24 trupa të pajetë nga deti, duke e çuar numrin në 67 trupa të gjetur, pasi që katër anije që po bartnin 120 njerëz u fundosën në fund të muajit prill. Trupat e më shumë se 50 viktimave të atij incidenti nuk janë gjetur ende. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori