LAJMI I FUNDIT:

Florian Qehaja merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Florian Qehaja merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Florian Qehaja ka pranuar sot detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Me një ceremoni solemne, ai është pritur në takim nga i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu.


“Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të Republikës së Kosovës në MARRI është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja, i cili zyrtarisht mori detyrën nga z. Sadriu”.

“Ambasadori Qehaja falënderoj z. Prindon Sadriu si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të ambasadës.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se Qehaja sot pritet që t’i dorëzojë kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. /Telegrafi/