LAJMI I FUNDIT:

BDI uron autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut

BDI uron autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks në Maqedoninë e Veriut për pranimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Аrqipeshkvia e Ohrit, pas vendimit të njëzëshëm që miratuan sot anëtarët e Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe.

“Ky është një vendim i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për vendin tonë, por për stabilitetin e mbarë rajonit, pasi i dha fund edhe një kontesti shumëvjeçar që kishte krijuar shumë polemika që trazonin themelet e paqes.


Pas marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Prespës, ky kontest i zgjidhur është edhe një model shembull i protagonizmit paqësor nga të dyja palët në kohën kur demonstrimi i një gjëje të tillë është më se i nevojshëm.

Një nga një, me qasje konstruktive dhe me pjekuri po tejkalohen të gjitha pengesat dhe po hapen shtigjet që garantojnë të ardhmen e sigurtë dhe progresive të vendit”, thuhet në kumtesën e BDI-së./Telegrafi/