LAJMI I FUNDIT:

Tupançeski: Integriteti është një nga mekanizmat më efektivë për parandalimin e korrupsionit

Tupançeski: Integriteti është një nga mekanizmat më efektivë për parandalimin e korrupsionit

Integriteti është një nga mekanizmat më efikas për parandalimin e korrupsionit dhe ka një rëndësi të madhe për kryerjen e funksionit gjyqësor, veçanërisht sepse sjellja e gjyqtarit duhet të rikonfirmojë besimin e qytetarëve në gjyqësor, tha në fjalën e tij, ministri i Drejtësia Nikolla Tupançeski në konferencën rajonale të nivelit të lartë që po mbahet në qytetin kroat të Shibenikut me temë “Kultura e integritetit – Forcimi i masave kundër korrupsionit”.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Tupançeski përmendi rëndësinë e kulturës së integritetit, vlerësimit të rreziqeve nga korrupsioni, mbrojtjes së sinjalizuesve dhe menaxhimit të cilësisë si mjete dhe standarde të reja në luftën kundër korrupsionit, të cilat në të njëjtën kohë paraqesin një përmirësim të standardeve ekzistuese formave konvencionale dhe mekanizmat në këtë fushë.

Pjesëmarrësit në konferencë u njohën me aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë në pjesën e agjendës legjislative, si dhe zbatimin e dokumenteve strategjike që kanë rëndësi të madhe për parandalimin e korrupsionit dhe vendosjen e integritetit institucional që mundëson eliminimin e mundësive për forma të ndryshme të korrupsionit dhe sjelljeve joetike në sektorin publik.


Ministri Tupançeski mori pjesë në konferencë me ftesë të Ministrit të Drejtësisë dhe Administratës Publike të Republikës së Kroacisë, Ivan Malenica, ku morën pjesë ministrat e drejtësisë nga Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqatave rajonale dhe ndërkombëtare të përfshira në luftën kundër korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori