LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që duhet të keni parasysh para se të blini hekurin për hekurosje

Gjërat që duhet të keni parasysh para se të blini hekurin për hekurosje

Sipas shumë hulumtimeve, hekurosja është puna më pak e pëlqyer nga të gjitha punët e shtëpisë.

Edhe pse shpesh përpiqeni si e si ta shmangni, ka disa raste ku hekurosja është e domosdoshme. Që ky proces të thjeshtësohet edhe më tepër është e rëndësishme të zgjidhni edhe një hekur cilësor.


Çfarë duhet të dini?

Ka disa gjëra kryesore që duhet të merrni parasysh përpara se të blini një hekur.

Ato janë:

Presioni i avullit

Sa më i lartë të jetë prodhimi i avullit, aq më efektivisht hekuri do të bëjë punën e tij. Kjo matet me gramë. Çdo hekur me presion mbi 50 g/minutë konsiderohet një prodhim i cilësor.

Kapaciteti i rezervuarit

Sa më i madh të jetë kapaciteti i rezervuarit të ujit, aq më shumë rroba mund të hekurosni. Gjithashtu ia vlen të zgjidhni një hekur me një hapje të madhe, për  një rimbushje të lehtë dhe nga ku mund të shihni nivelin e ujit përmes rezervuarit.

Karakteristika të tjera:

Ka disa elementë të tjerë që janë më pak të rëndësishëm, por ia vlen t’i mbani parasysh kur blini një hekur të ri. Të gjitha modelet duhet të kenë funksione për parandalimin e grumbullimit të mbetjeve të dëmshme. Nëse jetoni në një zonë me ujë të fortë, kjo është një domosdoshmëri, shkruan AgroWeb.

Gjithashtu nivelet e nxehtësisë kanë rëndësi sepse sa më e lartë shkalla e nxehjes, aq më shpejt dhe lehtë do të mund të hekurosni. Për sa i përket sigurisë, zgjidhni një hekur që fiket në mënyrë automaktike. Kështu nuk do t’ju duhet të vrisni mendjen dhe të bëheni merak nëse e keni harruar apo jo hekurin ndezur.

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Këshilla Lifestyle
Si t’i lani sa më mirë xhaketat dhe jorganët me pupla: Këtë sekret e dinë vetëm amvisat më të mira

Si t’i lani sa më mirë xhaketat dhe jorganët me pupla: Këtë sekret e dinë vetëm amvisat më të mira

Bëje vet
Kalo në kategori