LAJMI I FUNDIT:

Heidi Lushtaku bëhet nënë për herë të parë – zbulon lidhjen me futbollistin e njohur Merih Demiral

Heidi Lushtaku bëhet nënë për herë të parë – zbulon lidhjen me futbollistin e njohur Merih Demiral
Foto: Merih Demiral/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjell në jetë një djalë, i cili është fryt i lidhjes së saj me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral.


Lajmin e bëri të ditur vet Lushtaku përmes publikimit të disa fotografive në Instagram, ku përveç kumtimit të lajmit se është bërë nënë – ajo zbuloi edhe partnerin e saj, i cili deri më tani ka qenë enigmatik.

Djali i tyre duket se ka ardhur në jetë rreth një muaj më parë.

“Ti ishe sekreti jonë më i bukur. Urime një muaj jetë djali jonë”, shkroi modelja bukuroshe në mbishkrimin e fotografisë.

Edhe Demiral publikoi gjithashtu në Instagramin e tij disa fotografi të çiftit me djalin e tyre.

“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi në mbishkrimin e fotografive futbollisti i Serie A.

Heidi përndryshe ka një karrierë mjaft të suksesshme si modele në Gjermani, gjersa për vite me radhë ajo ka qenë e përfolur në shoubizin shqiptar për lidhjen me boksierin, Robin Krasniqi, i cili u martua javën e kaluar.

Ndërkohë, 24-vjeçari turk aktualisht luan te Atalanta si huazim nga Juventusi dhe pritet të kthehet gjatë verës te klubi italian. /Telegrafi/

Heidi Lushtaku dhe Merih Demiral (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori