LAJMI I FUNDIT:

Rusia nuk do ta furnizojë më me gaz Finlandën

Rusia nuk do ta furnizojë më me gaz Finlandën

Rusia ka informuar Finlandën se nga dita e shtunë (nesër) do ta ndalë furnizimin e tyre me gaz natyror, kështu bëjnë të ditur nga kompania që është përgjegjëse për shpërndarjen e gazit, Gasum, e cila është nën pronësinë e shtetit finlandez.

Kompania në fjalë ka refuzuar që ta paguajë eksportin e gazit me valutën ruse, rublën, ashtu siç ka kërkuar Moska prej shteteve evropiane, raporton.

“Na vjen keq për ndaljen e furnizimit me gaz natyror, aq më tepër kur kjo ishte barë e përgjegjësi e jona” deklaroi shefi ekzekutiv i Gasum, Mika Wiljanen.


“Gjithsesi, ne jemi përgatitur në mënyrë të kujdesshme, dhe kemi bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të shpërndarjes së gazit nga rrjeti i transmisionit. Ne mund t’i furnizojmë klientët tanë edhe në muajt në vijim”, shtoi tutje Wiljanen.

Shumica e gazit që shfrytëzohet nga konsumatorët finlandez vjen nga Rusia, por vetëm 5 për qind e gazit përdoret për konsum energjetik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi

"Nga kufizimi te kontrolli shtuar", Kurti jep detaje për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori