LAJMI I FUNDIT:

KOMF kundër ndërprerjes së mësimit në sistemin arsimor

KOMF kundër ndërprerjes së mësimit në sistemin arsimor
Ilustrim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata joqeveritare ka shprehur shqetësimin për ndërprerjen e mësimit në tërë sistemin arsimor në Kosovë.

Pa kontestuar arsyet apo qëllimet e protestës, konsideron se këto ndërprerje të përsëritura të procesit të rregullt mësimor, janë në kundërshtim me të drejtën themelore të fëmijës në arsim dhe në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijëve.

“KOMF e njeh të drejtën e protestës dhe grevës si të drejta të garantuara me legjislacion, por konsideron se ndërprerjet e vazhdueshme të procesit arsimor kanë dëmtuar dhe po dëmtojnë procesin e rregullt mësimor dhe mësim-nxënien e fëmijëve. Vonesat në procesin e të nxënit dhe edukimit të fëmijëve do të lënë pasoja domethënëse në zhvillimin e tyre”, thuhet në reagim.


Vendimi i SBASHK-ut për mosmbajtjen e mësimit, Këshilli i Prindërve i mbështetë kërkesat e tyre
Lexo po ashtu Vendimi i SBASHK-ut për mosmbajtjen e mësimit, Këshilli i Prindërve i mbështetë kërkesat e tyre

Sipas KOMF-it, pandemia COVID-19 ka dëmtuar procesin arsimor në Kosovë dhe raportet e fundit tregojnë për humbjet mësimore afatshkurtra dhe afatgjata në të nxënë.

“Situata e arsimit në Kosovë është rënduar ndjeshëm vitet e fundit, për pasojë KOMF konsideron se ndërprerja e procesit mësimor do të përkeqësojë edhe më tej gjendjen e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre.

Andaj ne si KOMF, u bëjmë thirrje të gjitha palëve në këtë proces të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe të krijojnë arsimim të qëndrueshëm në Kosovë, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë humbje të mësimit dhe nxënësit të vijojnë mësimin pa ndërprerje”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori