IF YOU WANT TO READ THIS ARTICLE IN ENGLISH EDITION, PLEASE CLICK HERE.
Kompania zhvilluese e teknologjisë nga Prishtina – Appstellar – janë bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare të njohura ne fushën e teknologjisë Amazon Web Services, CNCF, dhe Linux Foundation.
Lajmi ështe ndarë nga kompania në dy komunikata për media. Njëherazi, lajmi për anëtarësimin si partner i argjendtë nga CNCF është ndarë sot edhe nga vetë organizata CNCF si dhe është përmendur në konferencën ndërkombëtare të KubeCon + CloudNativeCon që po mbahet ne Valencia të Spanjes dhe po shfaqet edhe virtualisht.
Vlen të ceket se Appstellar është kompania e parë në Ballkanin Perëndimor që çertifikohet nga CNCF si Kubernetes Certified Service Provider. Sa i përket Amazon Partner Network, Appstellar qëndron si kompania e parë e themeluar dhe me zyre qëndrore në Kosovë e cila bëhet pjesë e këtij rrjetëzimi të madh të kompanive teknologjike që përfshin kompani të mëdha si Deloitte, IBM, Samsung SDS dhe të tjera.
Përmes komunikatave për media, kompania ka treguar se ka qenë një rrugë e gjatë deri tek këto arritje. Mehmetali Shaqiri, CTO dhe Bashkë-Themelues i Appstellar, thekson se me vullnetin, ambicien, dhe punën e madhe ekipore është mundësuar që Kosova të ketë vendin që i takon në këto organizata.
Appstellar është themeluar nga Rozafë Llalloshi dhe Mehmetali Shaqiri dhe fokusohet në zgjidhjen e problemeve të bizneseve duke u përqendruar në teknologjitë më të reja të fushave Cloud Software Development dhe DevOps.
Pas 2 viteve operimi, ata numërojnë 25 të punësuar nga të gjitha trojet shqiptare dhe eksportojnë 100% të sherbimeve të tyre. Llalloshi dhe Shaqiri kanë njoftuar se janë vazhdimisht në kerkim të talentëve për të zgjeruar kompaninë edhe më tej pasi që kërkesat për shërbimet e tyre janë të mëdha.
Appstellar e kemi themeluar në vitin 2020 dhe jemi shumë krenarë që i kemi arritur këto certifikime në kohë kaq të shkurtër. Shpresojmë se do të na ndihmojnë në vazhdim të perfaqësojmë Kosovën globalisht pranë kompanive lidere te industrisë së teknologjisë. Ne synojmë që i gjithë ekipi jonë këtu në Appstellar të certifikohet përmes KCSP dhe AWS në mënyrë që të vazhdojmë të jemi partner të besueshëm të AWS, CNCF, dhe LF dhe të vazhdojmë tu shërbejmë klientëve tanë.” deklaroi Llalloshi.
Edhe pse në vitet e para të operimit, Appstellar ka pasur një rritje eksponenciale. Krahas krijimit të vendeve të reja të punës, me anë të këtyre certifikimeve Appstellar po përfaqëson Kosovën në tregun ndërkombetar.
“Sa i përket Appstellar, ne jemi aktualisht në modalitet shumë te shpejtë të rritjes. Në 6 muajt e fundit, ne e kemi rritur ekipin tonë për 122%! Për më tepër ne jemi zgjeruar në industri të reja operimi si fintech dhe healthtech, jemi rilokuar në një hapësirë të re dhe më të madhe, e gjithashtu kemi nënshkruar shumë marrëveshje të reja klientësh.” përfundon komunikata për media.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të martën, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Dorëshkrimi fanariot” të autores rumune Doina Ruşti
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet